Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, ka publikuar pamje nga qyteti i Peshkopisë ku tregohet se si pensionistët presin në rradhë për të marrë pensionin e tyre duke shkelur çdo masë të marrë kundra COVID-19.
Sipas Gjunkshit, dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e Covid-19 .
Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:
Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare !
Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .
Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e covid19 .
Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara ;
Qytetarëve të pa punë
Të punësuarve në biznesin e vogël
Bujqve dhe fermerëve
Përpara të sëmurëve invalidë
Përpara pensionistëve
Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…
Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .
Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.