• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA nis planin special për asgjesimin e koronavirusit

17:37 : 29/03/2020
në BOTA, SHENDETI

Autoritetet shëndetësore amerikane urdhëruan nisjen e një operacioni special në Kolorado, në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe kudo në botë.

Me propozim të ” United Biomedical”, në qytezën e Telurajdit në Kolorado nisi testimi i 8,000 banorëve të qytezës për anti-trupa të COVID-19, duke u bërë kështu komuniteti i parë në vend që po kryen testime masive për anti-trupa.

Specialistët e shëndetit besojnë se sekreti qëndron pikërisht te personat që tashmë janë infektuar nga ky virus.

Ideja është që nga gjaku i një individi të zbulohet nëse ka elementë që tregojnë se ky person është ekspozuar apo jo ndaj virusit. Me anë të këtij informacioni, zyrtarët më pas mund të vendosin nëse masat shtrënguese dhe karantinimi do të duhet të vazhdojnë dhe nëse këto masa duhet të jenë të shtrira gjerësisht në shumë shtete dhe qytete të vendit.

“Qëllimi është që me anë të këtij testimi, të arrijmë që ta kthejmë sërish vendin në normalitet”, thotë një përfaqësuese e “United Biomedical”, informon noa.al duke cituar një raport të ABC Neës America.

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Sipas saj, nëse rezulton i suksesshëm, programi i testimit mund të zgjerohet.

Ndërkohë, aspekti shkencor që fshihet pas testimit është mjaft i thjeshtë. Çdo person që e merr koronavirusin, zhvillon anti-trupa në gjak, zakonisht brenda 10 ditësh, edhe nëse individi ka pasur simptoma të lehta apo aspak simptoma. Anti-trupat janë proteina që e ndihmojnë trupin të luftojë një virus, por ato shërbejnë edhe si një dëshmi se ku ka qenë virusi.

Duke qenë se një person i infektuar gëzon të paktën një imunitet të përkohshëm, një person i infektuar me COVID-19 mund të mos jetë i detyruar të rrijë i mbyllur në shtëpi. Ajo që mbetet e panjohur është nëse imuniteti është afatgjatë apo nëse një person që ka anti-trupa kundër koronavirusit mund të vazhdojë ta bartë virusin, duke u bërë kështu kërcënim edhe për të tjerët.  Për shembull, personat që janë infektuar nga virusi MERS, i cili i përket së njëjtës familje, kanë shumë pak gjasa të infektohen sërish pas shërimit të tyre, por sipas zyrtarëve amerikanë, ende nuk dihet nëse një mbrojtje e ngjashme imunitare mund ta kenë edhe pacientë me COVID-19.

Ndërkohë që pandemia e COVID-19 vazhdon të përhapet në mënyrë të pandalshme duke shkaktuar me mijëra viktima, disa zyrtarë të lartë e shohin testimin si një mënyrë për rihapjen e qyteteve dhe kthimin e njerëzve në punë.

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Franca jep 300 miliardë dollarë për bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e mesme e të vogla

TË GJITHA

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com