• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat njoftojnë klientët: Aplikoni për shtyrje kredie, ja procedurat

08:17 : 19/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas një urdhri të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bankat kanë filluar të njoftojnë klientët e tyre për procedurat që duhet të ndjekin për shtyjen e pagesës së kësteve të kredive.

Në njoftimet e tyre thuhet se duhet bërë kërkesë dhe më pas është banka ajo që e merr vendimin, nëse pranon të shtyhet pagimi i kësteve.

Për të bërë kërkesën nuk është e nevojshme që të paraqitesh në bankë, pasi mund të kontaktosh me email, me sms, apo me shkresë zyrtare, duke paraqitur arsyet e mossshlyerjes dhe më pas banka do të kthejë përgjigje brenda 3 ditësh për vendimmarrjen e saj.

Sipas njoftimit të disa bankave:

Çdo klient i cili pretendon që në situatën COVID-19 nuk ka aftësi pagimi dhe kërkon të shtyjë pagimin e kësteve duhet që:

Lexo edhe:

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

1- Në mënyrë elektronike apo shkresë zyrtare të dorëzojë kërkesën për shtyrje kësti duke e shoqëruar me arsyet e mospagimit të kësteve.
2- Kërkesa duhet të dergohet në një nga mënyrat si më poshtë:
a) Elektronikisht me email
b) Ose me SMS
c) Ose me shkresë zyrtare pranë degës ku kanë marrëdhënie.
Më pas banka thotë se do të shqyrtojë çdo kërkesë të ardhur nga klientët dhe pas një analize do të marrë vendimin e saj brenda 3 ditë pune. Përgjigjja më pas do t’iu komunikohet klientëve në formë zyrtare.

Banka në njoftimin e saj thotë se nuk do të ketë nevojë për amendime apo shtojca kontratash dhe se do të zerojë penalitetet për vonesat gjatë periudhës së përcaktuar për të gjithë klientët e portofolit të kredisë, ndërkohë që interesat dhe principali do të vazhdojnë të gjenerohen normalisht.

Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko firmosën dy ditë më parë urdhrin për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për bizneset dhe individët deri në datën 31.05.2020 për të gjithë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.

Lexo edhe këtë: Marrëveshja mes Ramës dhe Sejkos: Shtyhen pagesat e kredive deri më 31 maj për kredimarrësit në vështirësi

Sipas urdhrit, kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

Bankierët pohojnë se bankat ishin vënë në lëvizje duke kontaktuar klientet e tyre pas Vendimit të marrë nga Banka e Shqipërisë pak ditë më parë për të krijuar kushtet e flexibilitetin në marrëdhëniet e tyre me klientët.

Një pjesë e mirë e bankave, po promovojnë fort shërbimet online dhe kontaktet në distancë edhe për këtë komunikim, në mënyrë qe te evitohen kontakte fizike dhe ekspozim të stafit ndaj rrezikut të Coronavirusit! /Monitor/

Etiketa: bankatklientekredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

09:47 : 22/05/2025
BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
AKTUALITET

Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale

19:30 : 18/05/2025
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë vendos tavan për kreditë e shtëpive, 85% për banesën e parë, 80% e dyta

09:37 : 08/05/2025
AKTUALITET

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

08:20 : 10/04/2025
AKTUALITET

“S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…”/ E reja dhunohet nga pronarja e qendrës estetike

21:13 : 31/03/2025
Para

Gripi sezonal në ikje/ Bie intensiteti në javën e parë të marsit, por ishte më agresiv se më 2019

TË GJITHA

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Tiranës miraton kërkesën e Italisë për ekstradimin e Ekil Ndërjakut dhe Ervis Detit

14:17 : 22/05/2025

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025

Aksident në Astir/ Këmbësori përplaset nga automjeti tek vijat e bardha, në gjendje të rëndë

13:58 : 22/05/2025

Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

13:57 : 22/05/2025

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

13:45 : 22/05/2025

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

13:24 : 22/05/2025

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com