• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta me armikun e padukshëm dhe shteti virtual

14:42 : 17/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama do të deklaronte pak ditë më parë nisjen e një lufte, me një armik të padukshëm, sikundër do të quante “Covid 19”, e cila do të zgjaste, pa dhënë një afat kohor. Deri këtu gjithçka duket normale, po të kihet parasysh fakti se koronavirusi është i panjohur dhe ka një përhapje të gjerë.

Pasi njoftoi nisjen e luftës, Rama shpalosi planin e tij, që konsistonte në vendosjen e disa masave me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Fillimisht mbylli shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet, më pas lokalet e restorantet, ndaloi qarkullimin e automjeteve, dhe së fundmi edhe qarkullimin e këmbësorëve, duke i dhënë si mundësi lëvizjeje deri në orën 18:00. Po kështu ndalohen grumbullimet në sheshe, parqe dhe shkëlësit ndëshkohen me gjoba.

Masat përgjithësisht janë respektuar, pavarësisht kundërshtive, ndërsa pritet që nga banesa e tij në Surrel, “komandanti i luftës” të shpalosë edhe planin ekonomik, që do të mund të shmangte një krizë për bizneset shqiptare.

Lexo edhe:

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

Të gjitha masat merren virtualisht, komunikohen virtualisht dhe në fund marrin formën e Akteve Normative me forcën e një ligji.

Pra, me pak fjalë brenda pak ditësh u ngrit një shtet virtual, ku Kryeministri nga Surreli lëshon udhëzimet, më pas i miraton dhe kthehen në të zbatueshme.

Ndoshta ky mund të jetë një nga rastet unikale në Botë, ku pa pasur ministra të infektuar nga Covid 19, të mos mblidhet Qeveria për të miratuar një paketë të plotë. Në godinën e Qeverisë ka plot ambiente që ministrat mund të rrinë jo 1 apo 2 metra larg, por edhe 3 apo më shumë metra dhe të përcjellin një tjetër frymë, atë të një shteti që është në këmbë dhe jo i mbyllur secili në banesën e tij nga ku lëshohen urdhëra.

Nëse pak javë më parë, Qeveria, e kthyer tashmë në virtuale, do të merrte më seriozisht situatën, duke karantinuar me detyrim, dhe jo duke ia lënë në dëshirë, udhëtarëve që vinin nga zonat e prekura, sot punonjësit e policisë dhe ushtrisë nuk do të ruanin pas dere kush e ka thyer karantinën, kë ka takuar, apo ku ka pirë kafen.

Sikundër të paktën do të shpëtonte nga infektimi ato mjekë e infermierë, që janë ndeshur me rastet e të infektuarve, që u mungon minimalisht edhe ndërgjegjia për të treguar se nga vinin dhe çfarë simptomash kishin.

Situata në fillim u mor me shaka, ndoshta edhe nga fakti se kishte mjekë që shfaqeshin në studio dhe deklaronin se Covid 19 ishte një grip, të tjerë që na tregonin se ishim imunë meqë në këtë vend disa dekada më parë kishte pasur malarie, apo të tjerë që shpresonin se Italia do të përballonte koronavirusin.

Fatkeqësisht sistemi shëndetësor italian ra në kolaps dhe skenari që shpresohej se Italia do e përballonte ra, por kjo nuk ndryshoi qëndrimin për të pezulluar fluturimet me vendin fqinj, apo minimalisht për të futur në karantina qindra e qindra që vinin me tragete dhe avionë, disa nga frika dhe të tjerë që kishin mbaruar pushimet.

Në televizione shfaqeshin pamje të disa stafeve mjekësore që me termometër në dorë i dilnin para qytetarëve, në një kohë kur e gjithë Bota fliste se virusi qëndron i fshehur deri në 14 ditë.

Me pak fjalë për shkak të mosdijes ose besimit të tepruar, apo për shkak të përrallave me raki dhe hudhra, që asgjesonin armikun e padukshëm, u lanë të qarkullonin të lirë ata që më pas do ktheheshin në përhapës të Covid 19.

Përballë situatës së krijuar, Qeveria kaloi në panik, u vendosën me nxitim masat e detyrushme, dhe u ngrit me shpejtësi shteti virtual.

Të vetmit që sot ndodhen në vijën e parë të frontit dhe nuk janë virtualisht por fiyikisht janë mjekët, të kualifikuar ose jo, dhe policët, qofshin këto edhe ushtarakë, që me një maskë në fytyrë, po mundohen të mbajnë në kontroll situatën dhe të gjejnë ata që thyejnë karantinën.

Pjesa tjetër me argumentin e karantinimit ndodhen në shtëpi, nga ku lëshojnë akte e vendime, që ndoshta mund të kenë lidhje edhe me ëndrrat që shohin gjatë natës.

Etiketa: COVID 19qeveriasistemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Paloka: Enveri do të na duket lule para një mostre si Rama

16:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

09:18 : 25/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

20:06 : 24/07/2025
Para

Paketa e propozuar nga PD/ Rama: Fli o Luli fli, kur të zgjohedh laj sytë

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com