• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 shënojnë rekord të ri botëror

23:33 : 16/03/2020
në AKTUALITET

Gjatë ditës së hënë, një numër rekord prej 14 mijë infektimesh dhe 862 viktima u shënuan nëpër botë nga pandemia COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të ndaluar kontaktet sociale përmes bllokimit të aktivitetit ekonomik e shoqëror dhe ndalimit të daljeve në rrugë.

Gjergj Erebara – BIRN

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një numër rekord infektimesh dhe viktimash nga pandemia COVID-19 gjatë ditës së Hënë në raportin e saj ditor mbi situatën, ndërsa njoftoi se sot numri i infektimeve dhe viktimave jashtë Kinës kapërceu për herë të parë numrin e infektimeve dhe viktimave të Kinës dhe për rrjedhojë, Kina nuk do të raportohet më veçmas.

Gjithsej 167,511 persona në 151 shtete dhe territore janë të prekur nga sëmundja, e cila ka shkaktuar deri më sot 6606 të vdekur. Gjatë ditës së Hënë pati 13,903 persona të konfirmuar si të infektuar për herë të parë dhe 862 persona të vdekur nga virusi vetëm gjatë ditës së djeshme.

Problemet më të mëdha gjatë ditës së Hënë u raportuan nga Italia, Irani, Spanja dhe Gjermania ndërsa në Kinë numri i infektimeve të reja vijon të jetë i ulët prej ditësh ndërsa në Korenë e Jugut situata duket drejt përmirësimit.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

Në Itali, vendi më i prekur në kontinentin Europian, gjatë të Hënës pati një rekord të ri negativ sa i përket infektimeve dhe të vdekurve. Brenda 24 orëve, 3,590 persona dolën pozitivë në testime ndërsa 368 persona humbën jetën. Spanja shënoi 2 mijë raste të reja dhe 152 të vdekur ndërsa Gjermania u bë vendi tjetër ku numri i infektimeve të reja të konfirmuara brenda një dite kaloi 1 mijë. Në Gjermani ka aktualisht 4,838 persona të prekur dhe 12 të vdekur. Sëmundja po përhapet me ritëm të lartë edhe në Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Iran, autoriteti fetar i vendit njoftoi se qeveria do të nisë testim në masë të popullsisë, hapi tjetër në menaxhimin e pandemive pasi gjurmimi i rasteve të dyshuara nuk arrin të vendosë nën kontroll situatën, por nuk tregoi se si ky vend ka në plan të ndërmarrë një testim të tillë.

Bursat rrëzohen, kompanitë falimentojnë

Bankat qendrore kryesore të botës, përfshirë Rezervat Federale ndërhynë për të ulur normat bazë të interesit dhe për të mbajtur tregjet financiare likuide por mëngjesin e së Hënës, bursat në SHBA ndërprenë tregtimin dy herë për shkak të rënieve masive. Mëngjesin e së Hënës, (ora 3 pasdreke me orën shqiptare), treguesi S&P 500 pësoi një rënie të menjëhershme në masën 8%. Sipas rregullave kundër tregtimit të aksioneve në gjendje paniku, bursa ndërpreu veprimtarinë për 15 minuta, një masë që zbatohet shumë rrallë nga bursat dhe që synon t’i shtyjë tregtarët dhe investitorët të rivendosin gjakftohtësinë në vete para se të fillojnë sërish të shesin e të blejnë. Ndalimi nuk bëri shumë punë në këtë rast. Treguesit kryesorë të bursës në Nju Jork ranë me 12%.

Kompanitë ajrore në të gjithë botën filluan të kërkojnë ndihmën financiare nga qeveritë respektive për të shpëtuar nga falimenti. Tashmë u bënë shumë javë që fluturimet ajrore janë pakësuar ndjeshëm ndërsa pritet të pakësohen më tutje brenda pak ditësh.

Fabrikat kryesore të industrisë së makinave në Europë ngadalësuan prodhimin apo u mbyllën për shkak të vështirësive për të respektuar kriteret e distancës shoqërore me kushtet e punës në vende të ngjeshura me punëtorë që punojnë në procese seri.

Fiat Chrysler Automobiles ndaloi prodhimin për dy javë në shumicën e fabrikave të veta në Europë. Kompania franceze PSA, e cila prodhon Peugeot, Opel dhe Vauxhall, njoftoi mbylljen e fabrikave të saj deri më 27 Mars. Ford mbylli fabrikën e saj në Valencia të Spanjës pasi tre punëtorë rezultuan pozitiv me COVID-19./Reporter.al/

Etiketa: vdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

11:41 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

10:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh jashtë kontrollit, humb jetën i moshuari

13:57 : 12/08/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Hamallaj

11:22 : 11/08/2025
Lajmet e Dites

Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta

09:26 : 11/08/2025
Para

ANALIZA/ Prof. Edvin Prifti: Të pathenat e koronavirusit dhe inteligjenca virale

TË GJITHA

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

21:44 : 13/08/2025

Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç

21:37 : 13/08/2025

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com