• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

 Prapaskena, shkencëtarët amerikanë në garën për vaksinën COVID-19

20:34 : 16/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një ekip shkencëtarësh në sallat e një laboratori, me padurim presin për të dhëna të para që një vaksinë eksperimentale kundër coronavirus të funksionojë. Pas disa javësh hulumtimesh në National Institut of Health, në SHBA (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë), ka ardhur koha për një test kryesor.

Nëse vaksina ringjall sistemin imunitar, – gjaku i marrë nga minj të imunizuar – ndryshon ngjyrë. Minutat kalouan dhe më në fund filluan të ndizen shkëndijat blu. “Në momente si ky, të gjithë mblidhen përreth,” tha Kizzmekia Corbett, një studiuese e NIH-së që drejton zhvillimin e vaksinave. Kur ekipi i saj pa rezultatet pozitive, “qe jashtëzakonisht e mahnitshme”.

Dhjetra grupe kërkimore në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë pasi rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten. Më e rëndësishmja, ata po ndjekin lloje të ndryshme vaksinash, deri tek ata që bazohen në teknologjitë e reja që jo vetëm që janë më të shpejta për tu bërë krahasuar me vaksinat tradicionale, por edhe mund të rezultojnë më të fuqishme. Disa studiues madje po synojnë vaksina të përkohshme, të tilla që të mbrojnë shëndetin e njerëzve një ose dy muaj, deri sat ë këmi një vaksinë me mbrojtje më të gjatë.

“Derisa t’i testojmë ata te njerëzit, nuk kemi asnjë ide se si do të jetë përgjigjia imunitare,” paralajmëron eksperti i vaksinave Dr. Judith O’Donnell, shefi i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Penn Presbyterian. “Pasja e disa vaksinave të ndryshme – me shumë teori të ndryshme të shkencës së gjenerimit të imunitetit – të gjitha në një rrugë paralele, me të vërtetë na japin mundësinë më të mirë për të arritur diçka të suksesshme.”

Lexo edhe:

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

Testimi i hapit të parë në një numër të vogël të vullnetarëve të rinj, të shëndetshëm është vendosur të fillojë së shpejti. Nuk ka mundësi që pjesëmarrësit të infektohen nga ilaçi, sepse ato nuk përmbajnë vetë virusin. Qëllimi është thjesht të kontrollohet që vaksinat nuk kanë efekte anësore shqetësuese, duke vendosur fazën për teste më të plota nëse ato mbrojnë nga virusi.

I pari në radhë është Instituti i Kërkimeve Shëndetësore Kaiser Permanente ëashington në Seattle. Ai po përgatitet të testojë 45 vullnetarë me doza të ndryshme ilaçi të bashkë-prodhuar nga NIH dhe Moderna Inc.

Tjetra, Inovio Pharmaceuticals synon të fillojë testet e sigurisë për vaksinat muajin tjetër në disa duzina vullnetarë në Universitetin e Pensilvania dhe një qendër testimi në Kansas City, Misuri, e ndjekur nga studime të ngjashme në Kinë dhe Korenë e Jugut.

Edhe nëse testet fillestare të sigurisë shkojnë mirë, “jemi një vit deri në një vit e gjysmë” para se çdo vaksinë të mund të hidhet për përdorim të gjerë, thekson Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të NIH. Por shpresohet për një ritëm akoma më rekord.

Por prodhuesit e dine, është e nevojshme mjaft kohë për studime shtesë tek mijëra njerëz për të treguar nëse një vaksinë me të vërtetë mbron dhe nuk shkakton dëme anësore – në këtë kohë të vështirë me një publik të frikësuar.

“Unë me të vërtetë mund ta kuptoj zhgënjimin e secilit dhe ndoshta edhe konfuzionin,” tha Kate Broderick, shefi i hulumtimit dhe zhvillimit i Inovio. “Ne duam të bëjmë gjithçka, sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk mund të anashkalojmë disa nga këto procese jetësore.”

Tashmë gara është e hapur. Në atë rrugë po ecin të parët NIH, i cili ka fituar kohë pasi ekipet e tij kanë harxhuar vite duke u përpjekur për të zhvilluar një vaksinë kundër MERS, një kushëri i virusit të ri. Po ashtu edhe kompania INOVIO, është marrë me një vaksinë për MERS, e cila i ka kaluar studimet fillestare të sigurisë tek njerëzit, duke i hapur rrugën testimit të kandidatit të ri të vaksinës COVID-19.

Inovio është duke bërë testime të ngjashme të kafshëve për të kërkuar antitrupa sa më mbrojtës. Ndërsa bëhet gati për teste të sigurisë njerëzore, Inovio po përgatitet edhe për një provë tjetër – siç quhet një studim sfidash. Kafshët e vaksinuara do të vendosen në një laborator të posaçëm me përmbajtje të lartë dhe do t’i ekspozohen koronavirusit të ri për të parë nëse infektohen apo jo.

E treta Regeneron Pharmaceuticals po eksploron një qasje të ndryshme: thjesht injekton tek njerëzit antitrupa për luftimin e koronavirusit. Kjo metodë mund të sigurojë mbrojtje të përkohshme kundër infeksionit ose si trajtim për ata që janë të infektuar tashmë. Regeneron e zhvilloi këtë qasje me “antitrupa monoklonal” si një trajtim shpëtues nga Ebola. Vitin e kaluar, ajo kreu një test të suksesshëm me antitrupa eksperimentale të dizajnuara për të luftuar MERS.

“Cilado nga këto qasje, të fitojë mbi të tjerët, nuk ka rëndësi, thotë shkëncëtarja Corbet nga NIH, e rëndësishme është që një ditë shpresojnë të kemi në raft vaksina që mund të përdoren kundër gjithë familjeve të viruseve.” Studiuesja e quani “mjaft të imagjinueshme” që COVID-19 “do të shkojë përtej një sezoni, dhe do të kthehet dhe riciklohet vitin e ardhshëm. Në atë rast, shpresojmë të kemi një vaksinë “. TECH LIFE NEWS

Etiketa: amerikaneCOVID 19prapaskenashkecetarevaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA
AKTUALITET

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025
BOTA

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
Para

"Milionat nuk bien nga qielli", Vokshi- Ramës: Në raste epidemish anulohet koncesioni i Check- Up

TË GJITHA

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025

Kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:39 : 06/10/2025

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri te Gjykata e Apelit

16:15 : 06/10/2025

I shtrirë përtokë përpara gjykatës së Apelit, pamjet pas plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:12 : 06/10/2025

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, plagoset gjyqtari Astrit Kalaja

15:58 : 06/10/2025

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com