• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjeku Pipero: Në maj do të fillojë të bjerë numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri

16:52 : 13/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero në një prononcim në emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se nëse sot kemi 33 raste të prekur, “ajo që fshihet duhet të jetë 10 herë më e madhe“.

Mjeku theksoi se kjo situatë do të vijojë në rastin më të mirë deri në gjysmën e parë të majit, kur mund të fillojë të bjerë numri i rasteve. Gjithashtu, mjeku tha se pavarësisht se të fëmijët, gratë dhe të rinjtë sëmundja kalon pa shenja klinike, janë më shumë te moshat e vjetra dhe të sëmurët klinikë.

Doktor si është gjendja e të infektuarve?
33 raste nuk janë pak, por është vetëm fillimi i pandemisë, jemi në ditët e para pas konfirmimit të rasteve të para, është vetëm fillimi.

Janë më shumë burra apo gra, kë prek më shumë?
Unë nuk kam të dhëna të sakta përpara për të thënë janë burra apo gra, këtu virusi ka respektuar të njëjtën, më shumë se 70% të rasteve janë meshkuj.

Këtu përfshihet edhe gruaja që ka humbur jetën?
Natyrisht është e përfshirë.

Lexo edhe:

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

Sa janë në shtëpi?
Tetë persona janë të shtruar në spital, tre janë me formë të lehtë të sëmundjes, pesë të tjerë me një gjendje të mesme, por asnjëri nuk është i intubuar, një pjesë ndihmohen me oksigjen, janë koshientë, pra janë stabël dhe nën trajtim dhe kujdes maksimal mjekësor.

Po përsa i përket 24 personave të tjerë të vetëizoluar, si bëhet kontrolli i tyre?
Ata ndiqen nga shërbimet e tjera mjekësore, nuk ndiqen nga ne, nuk mund të jap asnjë të dhënë për situatën e tyre.

Ju thatë se është fillimi, si parashikohet sa mund të shkojë, kur mund të arrijë pikun?
Nëse i referohemi një studimi që ime bijë ma dërgoi nga Italia dje dhe që po merret në konsideratë, ne ende shohim vetëm majën e ajsbergut. Studimi që kam në duar dhe kolegët dëshmon që praktikisht, ne njohim vetëm rastet që kanë pasur shenja.

Në rast se Kina në 21 Janar kishte 100 raste të verifikuara në realitet ka pasur 1500. Në këtë aspekt parashikimet për këtë epidemi nuk janë optimiste prandaj është shumë e rëndësishme që ta kufizojmë dhe ta zgjasim në kohë, të ulim numrat e rasteve të reja për njësi kohe dhe e vetmja mënyrë është që të shmangim kontaktet, nuk ka masë tjetër më efektive.

Nëse kemi 33 raste deri tani së paku, por ajo që fshihet duhet të jetë 10 herë më e madhe, këtë e them për të shtuar kujdesin në radhë të parë nga pensionistët, duhet të dalin sa më pak nga shtëpia, po ashtu edhe të rinjtë, që mund ta transmetojnë tek të tjerët.

Askush nuk ka imunitet, pavarësisht se të fëmijët, gratë dhe të rinjtë sëmundja kalon pa shenja klinike, komplikacione, që janë më shumë te moshat e vjetra dhe të sëmurët klinikë. Me rritjen e temperaturave duhet të ulet transmetimi, presim që të bjerë edhe numri i rasteve, por disa studime të fundit dëshmojnë që këtë radhë virusi nuk i është bindur, prandaj duhet të përgatitemi për një periudhë relativisht të gjatë për t’u përballuar.

Përtej muajit prill?
Unë besoj se do të jetë përtej prillit, në rastin më të mirë gjysma e parë e majit do të fillojë të bjerë numri i rasteve.  Nëse qytetarët do i binden këtij urdhri dhe do të rrinë më shumë në shtëpi, ndoshta nuk do të shkojmë te skenari kinez apo italian, që qytetarëve nuk u lejohet të dalin nga shtëpia.

Me kusht që qytetarët të dëgjojnë urdhrin e kryeministrit dhe këshillat tona. Nuk kemi asnjë mënyrë tjetër për ta kufizuar vetëm duke dëgjuar këshillat, të harrojmë lokalet e natës, parqet. Pensionistët nuk duhet të dalin. Ndaj besoj që masa e marrë nga qeveria është drastike por jo ekstreme.

Etiketa: Koronavirusimjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025
RAJONI

Greqi/ 4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

17:40 : 20/06/2025
BOTA

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

21:22 : 25/04/2025
Para

Njihuni me VIP-at që janë infektuar me Koronavirus (Foto)

TË GJITHA

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

10:27 : 13/08/2025

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

10:10 : 13/08/2025

Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari

10:02 : 13/08/2025

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

09:52 : 13/08/2025

Tritan Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

09:40 : 13/08/2025

Krijohen vatra të reja zjarri në Gramsh, shkrumbohen plotësisht 6 fshatra

09:29 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com