• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti nuk ndikon të ardhurat në buxhet, në janar u arkëtuan 3.9 % më shumë se vjet

14:04 : 06/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Tërmeti i 26 nëntorit, i cili veç të tjerash i dha goditje konsumit në muajin dhjetor, duket se nuk e ka ndikuar negativisht rezultatin e të ardhurave buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në muajin janar totali i të ardhurave në buxhet arriti në 36 miliardë lekë, shumë kjo 3.9 për qind më shumë se të ardhurat faktike të muajit janar 2018 dhe 0.4 për qind më të larta se plani i këtij viti. Efekti në performanën pozitive erdhi nga doganat, që i rritën të ardhurat me rreth 10%, ndërsa tatimet shënuan rënie prej 1.9% të të arhdurave në raport me faktin e janarit 2019.

Siç shihet nga të dhënat e detajuara, rritja e arkëtimeve është ndikuar grumbullimet e larta në tre zërat kryesore, TVSH, Tatim-Fitim dhe Akciza.

Gjatë muajit janar të ardhurat nga TVSH arritën 11.4 miliardë lekë duke u rritur 4.8 për qind në raport me grumbullimet e janarit 2018 dhe 7.6 për qind në raport me planin e vitit.

Rritje shënuan edhe të ardhurat nga akciza. U arkëtuan gjithsej 3,4 miliardë lekë me një rritje 17.2 për qind në raport me faktin dhe 18.3 % në raport me planin.

Nga të dhënat zyrtare shihet se ndikimin në rritjen e të ardhurave në muajin janar e kanë dhënë importet e larta të naftës dhe të birrës, të cilat kanë shënuar rekorde që nga viti 1990.

Lexo edhe:

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Në muajin janar janë importuar 43 mijë tonë naftë me një 37 për qind në raport me janarin e vitit 2018. Ndërsa importet e birrës arritën në 1846 tonë duke u dyfishuar në raport me një vit më parë. Nafta është kontribuuesi kryesor me taksa dhe tatime në buxhet. Importet e larta të naftës ndikuan pozitivisht të ardhurat doganore, me një rritje 10 për qind në raport me faktin e 2018 dhe me një rritje 4.4 për qind kundrejt planit të janarit.

Përndryshe arkëtimet buxhetore nga tatimet kanë shënuar rënie si në raport me planin dhe me fatin. Të dhënat tregojnë se TVSH-ja e brendshme ra me 0.5 për qind në raport me faktin e 2018, ndërsa në total të ardhurat tatimore ranë me 1.9 për qind në raport me faktin e vitit të kaluar.

Rritjen më të madhe në përqindje e shënuan arkëtimet nga Tatimi mbi Fitimin, të cilat arritën vlerën e 2,2 miliardë lekëve me një rritje 39.4 për qind në raport si me faktin 2018 ashtu edhe me planin e muajit janar të detajuar në buxhetin e vitit 2020.

Në kundërt me tatimet e mëdha të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale ranë me 6 për qind në krahasim me vitin 2018, edhe pse treguesit e punësimit janë përmirësuar në mënyrë sistematikë përgjatë vitit që shkoi.

Edhe pse shpenzimet buxhetore u mbajtën në kontrollin në muajin janar duke mos kaluar planin e periudhës, deficiti buxhetor u thellua me 57 për qind në raport më janarin e vitit 2018. Borxhi i ri rezultoi së paku 10 milionë euro më shumë në janarin e këtij viti./Monitor/

Etiketa: ndikimite ardhuratermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025
AKTUALITET

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

08:00 : 28/05/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

08:26 : 21/05/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re

12:47 : 05/05/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
Para

Si duhet të veproni për të gjetur punë në Gjermani/ Këshillat e ambasadorit Zingraf (VIDEO)

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com