• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapja e negociatave/ Shqipërisë mund t’i shtohen kushtet e reja

15:22 : 05/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një ‘po’ për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski

Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit.

Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Lexo edhe:

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminalitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Vendeve të Ulëta ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Falenski tha se aktualisht grupi parlamentar CDU/CSU po përpiqet t’ia mbushte mendjen kolegëve nga Vendet Ulëta që të jepnin po-në e tyre për Shqipërinë.

Hans Joachim Falenski, i cili është një nga këshilltarët e vjetër dhe me shumë influence në politikën e Bundestagut ndaj Shqipërisë u shpreh pozitivisht për ndërtimin e SPAK-ut dhe institucioneve ndihmëse të tij.

Por nga ana tjetër, ai kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Falenski e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. ‘Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e papranueshme, duke patur parasysh situatën’, tha ai,.

Falenski, i cili në fund të muajit të shkurt ndodhej në Shqipëri për të marrë një dekoratë nga presidenti Ilir Meta, e vuri theksin te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun.

‘Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme’, tha këshiltari. Akoma më ‘skandaloze’ quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.’

Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë ‘pataten e nxhehtë’, tha Falenski, ‘megjithë në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,’ Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit.

Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

Në panelin e organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni i Evropës, dega e Gjermanisë, ishin ftuar të diskutonin Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Bojan Mariçiq, koordinator për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ambasadorja gjermane Susanne Schuetz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, sot e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s,si dhe deputeti i gjelbërt, Manuel Sarraszin, i cili tashmë është edhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, një shoqate me ndikim në politikën e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si deputeti i gjelbër ashtu edhe ambasadorja gjermane Schütz e theksuan edhe njëherë domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Përsëritja e Jo-së do ta humbasë edhe më tej besueshmërinë e rajonit ndaj BE-së argumentuan ata. /Deutsche Welle

Etiketa: bundestagunegociataShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

15:24 : 10/11/2025
SPORT

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

12:55 : 10/11/2025
SPORT

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
SPORT

‘Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë’, Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë

11:40 : 07/11/2025
AKTUALITET

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025
Para

Koronavirusi, ja shtetet ku është përhapur COVID 19

TË GJITHA

Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie në Han të Hotit

16:25 : 10/11/2025

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

16:20 : 10/11/2025

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

16:14 : 10/11/2025

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

16:09 : 10/11/2025

Morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për para, arrestohen 2 persona në Tiranë

15:54 : 10/11/2025

“Më kërcënoi”/ Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, flet qytetari: Kjo punë nuk do ngelet këtu

15:39 : 10/11/2025

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com