I sëmuri mendor i beri rezistencë policisë
Pas disa orësh shkëmbim zjarri në Torovicë të Lezhës, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë David Qosen. 27-vjeçari prej disa orësh u ngujua në banesën e tij, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, ku si pasojë mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së Ardian Kodra, 50 vjeç. Qosja njihet nga banorët e zonës si person me probleme mendore, ndonëse nuk ka një kartelë klinike për të.
Shkon në aksion për të nuetralizuar e arrestuar një person të armatosur qëllohet me dy plumba dhe humb jetën efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Shkodër, Ardian Kodra.
Autor i këtij krimi është David Qosja, i cili u arrestua pas 5 orë rezistencë. Ai qëlloi disa herë me armë policinë, por efektivët u futën në banesë pasi hodhen gaz lotsjellës dhe bënë të mundur arrestimin e tij.
Qose ishte i armatosur me armë automatik dhe pasi ka terrorizuar banorë te Torovicës në Lezhë duke qëlluar në ajër është mbyllur në banesë.
Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilin ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por nga banorët e zonës, David Qosja njihet si person me të meta mendore dhe pse ligjërisht ai nuk rezulton i regjistruar në asnjë spital apo klinikë psikiatrike dhe nuk ka kartelë.
JA SI NDODHI NGJARJA
Mëngjesin e kësaj të premte, David Qosja qëlloi me breshëri automatiku në mes të Torovicës, duke terrorizuar banorët.
Fatmirësisht asnjë nga banorët e zonës nuk është lënduar. Me të dëgjuar krismat, banorët kanë lajmëruar policinë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ka hasur në rezistencën e Qoses. Ai ka qëlluar me armë policinë duke bërë rezistencë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur Adrian Kodra, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
VRASJA E KOMANDATIT TË FNSH NË TETOR 2015
Ky nuk është rasti i parë që një efektiv policie vritet në krye të detyrë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në tetor të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Gjeta ishte në aksion pë kapjen e 52-vjeçarit Ruzhdi Arishta, i cili vrau komshiun e tij 21-vjeçar, Besar Shebela pas një konflikti. Arishta, që ishte i sëmurë mendërisht dhe i braktisur nga të gjithë, ka qëlluar edhe ndaj punonjësve të policisë, ku për pasojë humbi jetën komandanti i FNSH për Shkodrën, Simon Gjeta. Pas 12 orësh përplasje me policinë, u ekzekutua edhe autori i ngjarjes.
Zhvillimet kryesore të ngjarjes
Ora 18:34 Qose do transferohet në Tiranë
David Qose do transferohet në Tiranë dhe do dale para krimeve tw renda
Ora 18:32 Deklarata e Policisë
“Renea hyn në banesë, kapet autori i vrasjes së efektivit të FNSH”
Ora 18:30 Renea arreston David Qose
Forcat Renea kanë mundur të arrestojnë pas 5 oresh rezistencë autorin e vrasjes së efektivit të FNSH. Renea rrethoi banesën autorin e vrasjes së efektivit të FNSH dhe hodhi gazlotsjellës, më pas u fut në banesë duke arrestuar Qosen. Denis Qosja bëri rezistencë gjatë arrestimit, por u neutralizua nga policia
Ora 18: 20 Renea futet në banesën e Qoses
Çako-Qato-Brahimaj dhe komandani i Reneas hedhin ne leter planin e nderhyrjes. Renea futet në banesën e Qoses. Pritet neutralizimi i tij
Ora 18:10 Policia kontakton të afërmit e Qoses
Policia kontakton të afërmit e David Qoses. Të afërmit e autorit të vrasjes së efektivit të FNSH nuk kanë mundur të bindin Qosen të dorëzohet.
Ora 18: 05 Torovica në shtetrrethim
Policia bllokun hyrjen për në Torovicë. Fshatit në shtetrrethim. David Qose qëllon serish me armë ndaj policisë. Dyshohet se autori i ka vëndosur zjarrin banesës, shihet tym. Renea dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako ndodhen në vendngjarje. Qose qëllon me armë sa herë policia bën thirrje që të dorëzohet.
Ora 18:00 Vrasja e efektivit, familja hap dyert e mortit
Report Tv ka qenë edhe në banesën e efektivit Ardian Kodra i vrarë sot në mesditë gjatë aksionit në Torovicë. Familja Kodra ka hapur dyert e mortit ndërkohë që të afërm dhe miq të shumtë kanë shkuar në banesën e tij pak minuta pas marrjes së informacionit.
Ora 17:30 Policia hedh gaz lotsjellës në banesë
Policia ka hedhur gazlotjellës në banesën e David Qoses. Pritet ndërhyrja përfundimtarë. Vrasësi i efektivit të FNSH përgjigjet me armë.
Ora 17: 20 Sërish të shtëna me armë
David Qosja qëllon sërish me armë ndaj policisë. Ai vijon të fshihet në banesën e tij në Torovicë.
Ora 17: 05 Renea rrethon zonën
Renea ka rrethuar perimetrin e zonës ku lokalizohet banesa e autorit të vrasjes. Banorët nuk lejohen përreth banesës
Ora 16:40 David Qosja qëllon serish me armë
Pavarësisht se është i rrethuar nga policia, Qosja ka qëlluar serish me armë ndaj tyre. Policia ka gati snajperat. Haki Çako ndodhet në vendngjarje
Ora 16:30 Vijon operacioni per kapjen e David Qosja, snajperat ne gatishmeri
Vijon operacioni per kapjen e David Qosja. RENEA ndodhet ne gatishmeri me snajpera ne pozicione strategjike, gati per te neutralizuar David Qosja. Here pas here degjohen te shtena me arme. Pavaresisht thirrjeve qe i behen nga policia, Qosja kercenon me arme nga banesa ku eshte ngujuar.Policia beson se operacion për kapjen e David Qosja do të mbyllet brenda ditës së sotme.
Ora 15:30 Policia e Lezhes po përpiqet të neutralizojë David Qosjen
Policia e Lezhes po përpiqet të neutralizojë një të sëmurë mendor, i cili gjatë të shtënave me armë drejt tyre, ka vrarë një efektiv të Forcave të Ndërhyjes së Shpejtë. Ngjarja është regjistruar në Torovicë. Siç njofton policia, është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, po qëllonte me armë zjarri automatik në ajër. Qosja njihet si person me probleme mendore.
Deklarata e Policisë
Më datë 02.09.2016, është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe F.N.SH. për menaxhimin e situatës.
Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali.
Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur .
Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore.