• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxhetit i mungojnë 180 milionë euro nga taksat në 2019-n

08:14 : 20/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE
Viele Euro Geldscheine

Viele Euro Geldscheine

2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 2.4%. Nëse marrim në konsideratë inflacionin (1.4% mesatarja e 2019-s) dhe rritjen ekonomike (2.7% e pritshme), atëhere rritja reale e të ardhurave është negative, prej -1.7%.

Në krahasim me planin, buxheti është minus me 26.3 miliardë lekë, nga të cilat 6.3 miliardë lekë nga ndihmat dhe 22 miliardë lekë, ose rreth 180 milionë euro nga të ardhurat e planifikuara tatimore. Sipas të dhënave historike, të përpunuara nga Monitor, ky është niveli më i lartë i mosrealizimit të planit të të ardhurave tatimore, të paktën që nga viti 2009, kur raportohen të dhënat faktike dhe të planit. (shih grafikun). Mosrealizimi vjen si rrjedhojë e rritjes së ulët të të ardhurave, por dhe planifikimit optimist që bëhet gjithnjë në fillim të vitit. Të dhënat historike tregojnë se vetëm në 2013-n plani është tejkaluar (ndonëse ai ishte caktuar shumë i ulët pasi të ardhurat reale ishin me rënie), në vitet e tjera, të ardhurat tatimore kanë qenë gjithnjë më të ulëta se plani.

TVSH-ja, zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, kishte dhe mosrealizimin më të madh të planit, me -19 miliardë lekë. Të ardhurta nga TVSH shënuan dhe një rënie vjetore me 7.7% në raport me faktin e një viti më parë. Financat kanë sqaruar se kjo tendencë ka ardhur për shkak të përjashtimit nga TVSH të nënkontraktorëve të TAP, uljes së çmimeve të disa produkteve të importit, mbylljes së lojërave të fatit, zerimi i TVSH-së për produktet bujqësore. Në total, TVSH solli 144 miliardë lekë në buxhet, ose rreth 32% të totalit të buxhetit.

Të ardhurat nga tatim fitimi dhe ato personale ishin me tejkalim plani dhe rritje përkatësish 6.2% dhe 26% në raport me faktin e 2018-s. Rritja e lartë e tatimit të të ardhurave personale u ndikua dhe nga ulja e tatimit për dividendin nga 15 në 8% me efekt prapaveprues që nxiti bizneset të shpërndanin fitimet e mbartura.

Të ardhurat nga akciz u rritën me 3.6%, ato nga pushteti vendor me 5.7%. Taksa mbi pasurinë ishte në të njëjtat nivele të një viti më parë dhe 1.7 miliardë lekë më pak se plani, teksa zbatimi i formulës së re të taksimit të pronës nuk u vu në zbatim për shkak të vështirësive me identifikimin e vlerës së pasurive.

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Sigurimet shoqërore u rritën me 6%, në linjë me planin e fillim vitit.

Të ardhurat jo tatimore u rritën me 15% të ndikuara nga performanca e mirë e institucioneve buxhetore.

Dhjetori, ndikimi nga tërmeti dhe parashikimi jo realist për 2020

Në dhjetor u mblodhën 39 miliardë lekë në total, pak a shumë në të njëjtin nivel me mesataren vjetore, por ecuri u nxit nga ndihmat dhe mbështetja buxhetore pas tërmetit që arritën në rreth 4 miliardë lekë.

Të ardhurat tatimore në dhjetor ishin 31 miliardë lekë, duke qenë shumë poshtë mesatares prej gati 36 miliardë lekësh të 11 muajve të mëparshëm dhe planit prej 42 miliardë lekësh të parashikuar në fillim të vitit.

Për vitin 2020, parashikimi në buxhet mbetet për një nivel të ardhurash tatimore prej gati 500 miliardë lekësh, ose rreth 40 miliardë lekë më shumë se fakti i 2019-s, që praktikisht duket i paarritshëm, duke pasur parasysh që në 2019-n, një vit normal pa goditjen e tërmetit, të ardhurat ishin vetëm 11 miliardë lekë më pak se një vit më parë.

Në vlerë absolute të ardhurat tatimore u rritën me vetëm 7 miliardë lekë në 2019-n, më e ulëta që nga 2015-a (shih grafikun). Për 2020-n parashikohet që të ardhurat tatimore të rriten me 39 miliardë lekë në raport me 2019-n, një parashikim jo realist duke pasur parasysh ekonominë e dobësuar nga tërmeti. Një rritje e tillë është konstatuar vetëm në 2014-n, periudhë që u shoqërua me një rritje të ndjeshme taksash për biznesin e madh!

Në momentin që të ardhurat nuk realizohen, qeveria është e detyruar të shkurtojë shpenzimet e planifikuara, në mënyrë që të ruajë parametrat e deficitit, ku ato që preken janë investimet kapitale. /Monitor/

Etiketa: buxheteurotaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 21/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
Para

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta, 51.5 % prej tyre femra

TË GJITHA

Dhurata e DSHQ-së për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

15:53 : 22/07/2025

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com