• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat për rindërtimin/ APP udhëzon bizneset për prokurimet

13:40 : 19/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë me dije, se prokurimet në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilat do të kryhen përmes mjeteve elektronike, duhet të jenë të mbështetura në ligjin që rregullon këtë fushë, si dhe duhet të ndjekin format e duhura sipas hapave të përcaktuara.

Udhëzohen si më poshtë:

Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e procedurave të prokurimit, të parashikuara në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, duhet t’i referohen këtij akti, ku përcaktohen rregulla proceduriale dhe masat e nevojshme që do të merren për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Procedurat e prokurimit në kuadër të procesit të rindërtimit duhet të zhvillohen duke siguruar respektimin e parimeve të transparencës, nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë dhe konkurrencës ndërmjet tyre, trajtimin e barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë.

Në kuadër të zbatimit te procesit të rindërtimit, autoriteti përgjegjës që do të ketë nevojë për mallra, punë dhe shërbime, do të përdorë procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publik, në përputhje me parashikimet e këtij akti dhe të ligjit për prokurimin publik.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Procedura e prokurimit do të zhvillohet nga autoriteti përgjegjës (njësia zbatuese, që do të jetë autoriteti kontraktor). Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave do të miratojë autoritetin përgjegjës për zhvillimin e procedurës, dokumentet standarde të procedurës së prokurimit, kriteret e vlerësimit dhe përcaktimit të ofertës fituese, kushtet e marrëveshjes kuadër, si dhe të kontratës.

Në kuadër të respektimit të parimeve të transparencës dhe të përzgjedhjes, procedurat e prokurimit, për përzgjedhjen e fituesve të marrëveshjes kuadër për procesin e rindërtimit do të zhvillohen në sistemin e prokurimit elektronik ( në vijim “SPE”), duke i dhënë mundësi ofertimi të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar, e që përmbushin kapacitetet e kërkuara për realizimin me sukses të kontratës.

Njoftimi për zhvillimin e procedurës konkurruese të prokurimit, përveç publikimit në SPE, do të publikohet edhe në Buletinin e Njoftimeve Publike, si dhe në portalin unik të procesit të rindërtimit, për të dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e këtyre procedurave.

Procedura e prokurimit do të kryhet nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, ku përzgjedhja e fituesve do të bëhet sipas kriterit të vlerësimit “oferta ekonomisht më e favorshme”, që janë cilësia, çmimi dhe koha e zbatimit të kontratës.

Në çdo rast, konkurrimi për marrëveshjen kuadër bëhet me detyrimin për paraqitjen e kapaciteteve teknike, ligjore, ekonomike me ose pa detyrimin për paraqitjen e ofertës financiare.

Hapat që duhet të ndiqen në SPE nga autoritetet përgjegjëse që do të zhvillojnë procedura prokurimi, janë si më poshtë:

7.1. Autoritetet përgjegjëse do të krijojnë fillimisht elementin përkatës në regjistrin elektronik të parashikimeve të procedurave të prokurimit, në sistemin e prokurimit elektronik. Në çdo rast, të krijimit te elementit përkatës në kuadër të procesit të rindërtimit, krahas objektit konkret të prokurimit duhet të vendoset edhe shënimi “(në kuadër të procesit të rindërtimit)”, si dhe duhet të zgjidhet lloji i procedurës konkurruese të prokurimit, e cila për efekt të organizimit me dy faza, do të jetë “Tender i Kufizuar”.

7.2 Me publikimin e elementit të regjistrit, vijojnë hapat për krijimin dhe zhvillimin e procedurës së prokurimit “Tender i Kufizuar”, faza e parë në SPE.

Afati kohor për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje fillon me shpalljen e njoftimit të kontratës në SPE. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në SPE, brenda 10 ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit.

Në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë kanë të drejtën të ankohen direkt në Komisionin e Prokurimit Publik (në vijim “KPP”), brenda 2 ditëve nga publikimi i dokumenteve të tenderit. Ankesa shqyrtohet nga KPP, e cila merr vendim brenda 3 ditëve nga data e depozitimit të ankesës. Me kalimin e këtij afati, nëse KPP-ja nuk është shprehur me vendim, autoriteti përgjegjës nxjerr procedurën nga pezullimi dhe vijon me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Gjatë prokurimit të marrëveshjes kuadër, autoriteti përgjegjës do të përzgjedhë kandidatët që plotësojnë kriteret për kualifikim të përcaktuara në dokumentet e tenderit, të cilët do të bëhen më pas edhe palë të marrëveshjes kuadër.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, autoriteti përgjegjës është i detyruar të presë edhe afatet e ankimit, ku çdo kandidat ka të drejtën të ankohet mbi vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve direkt në KPP, brenda 3 ditëve nga njoftimi i kandidatëve fitues.

Ankimi në KPP bëhet kundrejt pagesës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Ankesa shqyrtohet nga KPP, e cila merr vendim brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të ankesës. Me kalimin e këtij afati, nëse KPP-ja nuk është shprehur me vendim, autoriteti përgjegjës vijon me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

Me përfundimin e afateve të ankimimit, autoriteti përgjegjës shpall fituesin dhe lidh marrëveshjen kuadër.

Në rastin e nevojave konkrete për lidhje të kontratave brenda marrëveshjes kuadër, autoriteti përgjegjës do t’i drejtohet me anë të Ftesës për Ofertë operatorëve ekonomikë të kualifikuar, që janë bërë palë në marrëveshjen kuadër, për të dorëzuar ofertat e tyre.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave përcaktohet në Ftesën për Ofertë dhe nuk mund të jetë më e gjatë se 10 ditë kalendarike. Procesi i minikontratave në kuadër të marrëveshjes kuadër do të bëhet me shkrim. Për zhvillimin e procedurës në këtë fazë të marrëveshjes kuadër, autoriteti përgjegjës bazohet në kriteret e vlerësimit të përcaktuara në Ftesën për Ofertë.

Afati për përzgjedhjen e ofertës fituese duhet të jetë jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së ofertave. Më pas, operatori ekonomik fitues ftohet nga autoriteti përgjegjës të lidhë kontratën. /Monitor/

Etiketa: rindertimShqiperitenderat

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
Para

Roza Lati 'sulmon' vajzat dembele që duan luks, Bieta: Po ça ke ti je xheloze?

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom