• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtarët e Rilindjes “po hanë kokat e njëri-tjetrit”

07:00 : 07/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Brenda Rilindjes ka shpërthyer kudo. Nuk po grinden për mënyrën qeverisëse, as për parimet morale dhe ligjore, por për ndarjen e “plaçkës”. Ditën e sotme u pezullua nga detyra Genti Picari, nënkryetari i Bashkisë së Vorës, pas padisë së bërë nga një grup Rilindasish të tjerë në këtë bashki.

Të gjithë kanë “ideale” të njëjta politike, por sot zyrtarët e Rilindjes nuk po njohin asnjë kufi, ku ndarja e të mirave materiale, që shpesh është korrupsioni që del nga pika e fundit e djersës së qytetarëve, po i fut në sherr zyrtarët. Kudo në administratë po hanë njëri-tjetrin dhe janë shtuar denoncimet për shkeje administrative, por edhe penale. Picari ra sot me vendim gjykate, pasi ishte emëruar në këtë detyrë ditën kur për ish-kryabshkiakun Agim Kajmaku u mor vendimi i shkarkimit nga KQZ.

Sot, kryebashkiakët e Ramës nuk po i pakëson vetëm Ligji i Dekriminalizimit, por më së shumti lukunia e vetë pushtetit, që në mungesë të kundërshtarëve, po grin veten. I ngjan asaj periudhe të para viteve 90’ që “luftën e klasave” e shtrinë edhe brenda partisë. Në atë kohë të fluturonte koka nëse bëhej një grup njerëzish, me dhe pa teserën e komunistit dhe shkruanin letra anonime për një kundërshtar që ishte pjesë e sistemit.

Dënime me burg apo edhe internimet ishin të zakonshme. Dhe sot është e njëjta situatë, askush nuk pyet për ligjin, pasi drejtësinë e re e kanë futur nën obrellën Rilindje, denoncimet e qytetarëve nuk merren në konsideratë, ndaj ka mbetur vetëm lufta mes të ngjashmëve.

Lexo edhe:

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

Më e theksuar kjo përplasje mes këtyre zyrtarëve që paguhen për ti shërbyer publikut është në bashkitë e vendit, kadastrës, doganave dhe tatimeve. Aty janë benefitet më të mëdha ku futen duart në tenderat publik, preket prona e qytetarëve, apo bëhen marifete shifrash në miliona euro si pjesë e detyrimeve tatimore.

Kjo majme e padrejtë ka krijuar grupime zyrtarësh kundrejt të tjerëve, pasi në mes është “plaçka e siguruar” nga pushteti i pakufijtë i Rilindjes. Gjithashtu pritet një tjetër valë skandalesh në bashkitë e tjera të vendit, pasi janë vetë psrfaqësuesit e Partisë Socialiste që po bëjnë denoncime kundër kryebashkiakëve të cilët janë me të kaluar kriminale.
Kjo situatë kulmoi edhe me zgjedhjet e drejtuesve lokal në Partinë Socialiste, ku në zona të ndryshme plasi grushti, sulmet me mjete të forta dhe kandidatë të Rilindjes që përfunduan me hematoma në trup. Rrahësit dhe të rrahurit ishin po Rilindas, ndaj denoncime direkte nuk kishte, duke vijuar të thurin plane si ti hajnë kokën njëri-tjetrit.

Shprehja e famshme “hëngshin kokat e tyre” doli nga goja e kryeministrit kur u pyet për përplasjet e grupeve rivale të krimit të organizuar, kryesisht të trafikut të drogës. Sot e njëjta situatë po shfaqet kudo në administratën e vendit, ku zyrtarët ashtu si “bandat e krimit” po sulen ndaj shoshoqit për të përfituar sa më shumë nga allishverishet dhe benefitet e tjera materiale që u vjen nga i ëmbli pushtet!

Etiketa: Edi RamaRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025
AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Boeri”/ Kepi: Afera korruptive, projektet e prezantuara me bujë nga Rama janë flluskë

16:54 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
Para

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës/ Lihet në qeli Doçaj: Nuk kam gisht në krim

TË GJITHA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025

Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës

22:52 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com