Pas pesë vitesh, Tirana arrin të triumfojë në derbin me Partizanin.
Bardhëblutë kanë dalë me tre pikë nga përballja në “Arenën Kombëtare” fali një goli të shënuar në fundin e ndeshjes nga Kobina. Pas gjuajtjes së Muçit, portieri i Partizanit, Alban Hoxha nuk arrin të largojë topin nga zona dhe Kobina e shtyn drejt portës së boshatisur.
Pjesën e parë në të cilën u shënuan dy gola, dominoi Tirana. Në të dytën, më prezentë në fushë ishin “demat”, por pa raste të pastra të pastra për shënim.
Derbi u luajt në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Me këtë rezultat, Partizani ngelet i pari me 25 pikë, një pikë më shumë se Kukësi që ka një ndeshje më pak për të luajtur. Ndërsa Tirana ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 22 pikëve.
***
Mbyllet pjesa e parë e derbit kryeqytetas/ Dominon Tirana
Në barazim 1-1 është mbyllur pjesa e parë e derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana. Ndeshja ishte me një ritëm të lartë gjatë pjesës së parë, që e ka dominuar skuadra e Tiranës, por raste ka pasur edhe Partizani. Një aksion i “demave” në fund të 45-minutave të para nuk u finalizua me gol, duke i çuar dy ekipet në dhomat e zhveshjes me një rezultat të barabartë.
***
Festa e Tiranës zgjat 2 minuta, Bardhi gol të dyshimtë (VIDEO)
Ka zgjatur vetëm dy minuta avantazhi i Tiranës përballë Partizanit. Për të kuqtë ka shënuar Enis Bardhi. Pas një goditje nga jashtë zone, është përgjigjur portieri i Tiranës. Gardiani i bardhëebluve u tregua i saktë edhe në pritjen e dytë në goditjen e Solomone, pozicioni i të cilit është i dyshimtë për “ofside”. Në goditjen e tretë, Bardhi gjeti rrjetën.
***
Zhbllokohet derbi, ish-at ndëshkojnë Partizanin
Tirana kalon në avantazh në minutën e ‘8 në derbin me Partizanin. Goli ka ardhur flë një aksioni me protagonistë dy lojtarë që kanë luajtur më parë me “Demat”. Idriz Batha ka shënuar me kokë pas krosimit të Torasës nga krahu i djathtë.
LEXO EDHE:
“Nuk ndryshova asgjë tek ekipi”, Egbo: Ja çfarë i thashë lojtarëve para ndeshjes
Gaz Demi pas humbjes: Tirana e meritonte fitoren, më vjen keq për…
Triumfi në derbi/ Halili: Ishte kismet nga Zoti, pse jo Egbo në stolin bardheblu