• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Nesër hyn në fuqi Drejtësia e Re, por mbetet e pazbatueshme

13:04 : 10/08/2016
në POLITIKE

Ndryshimet kushtetuese të miratuara unanimisht në mesnatën mes 21-22 korrikut, hyjnë në fuqi nesër, 11 gusht. Pas dekretimit nga kreu i shtetit të ligjit të ri për ndryshimet kushtetuese, 47 nenet e ndryshuara të Kushtetutës, së bashku me anekset, tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare duke kaluar kështu në filtrin e fundit para hyrjes në fuqi.

Por edhe pas gjithë kësaj, reforma është ende e paplotësuar, për sa kohë 7 ligjet organike që e shoqërojnë atë dhe e bëjnë funksionale, ende nuk janë miratuar. Debati në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi ka mbetur të drafti i ripunuar i Euralius për Vettingun. Duke i shtuar këtu edhe periudhën e nxehtë të pushimeve verore të këtij gushti, gjasat për ta përfunduar reformën brenda këtij sesioni janë në pikëpyetje.

Kushtetuta e re detyron presidentin që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, pra 11 gushti, të nisë procedurën për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por aktualisht, mungon ligji për kriteret e KED. Edhe nëse të enjten, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të mblidhet parlamenti për ta miratuar këtë ligj, afati i përcaktuar në kushtetutë, pra 16 gushti, nuk ka shanse të kapet, për sa kohë ligjit i duhen edhe 15 ditë të tjera për të hyrë në fuqi.

Pra, sipas presidentit Nishani, kushtetuta e re sapo ka nxjerrë ngërçet e para. Afat ka edhe për nisjen e procedurave për ngritjen e strukturave që do të bëjnë Vetingun. Brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, që do të thotë deri në fund të shtatorit, presidenti duhet të ketë përfunduar organizimin e procesit të aplikimit dhe hartimin e listës me kandidatët që plotësojnë kriteret.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Një tjetër institucion që do të ngrihet me ndryshimet e reja në Kushtetutë është Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Inspektori emërohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dy institucione të tjera që parashikohet të ngrihen në sistemin e reformuar të drejtësisë shqiptare janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të dy këto institucione duhet të ngrihen brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve. E ndërsa për këto të fundit ka ende kohë, Vettingu dhe KED janë më prioritaret për politikën këtë gusht.

Seanca për miratimin e Vettingut duhet të jetë brenda gushtit, për t’i hapur rrugë ngritjes së institucionit të ri. Por gjasat tregojnë se deri më 20 gusht, mund të mos kemi aspak jetë parlamentare, pasi burimet pranë qeverisë pohojnë se kryeministri Rama i ka dhënë deputeteve kohë për pushime, por pa përjashtuar edhe situatën e gatishmërisë për t’iu kthyer seancës plenare të jashtëzakonshme.

Veç miratimit të nismave ligjore, një çështje tjetër që duhet të marrë zgjidhje është edhe planifikimi buxhetor i Reformës në Drejtësi.

Edhe pse mungon një faturë financiare për barrën e re që krijon për buxhetin e shtetit ndryshimi i masës së trajtimit financiar të prokurorëve e gjyqtarëve si dhe krijimi i institucioneve të reja, në relacionet e nismave paralajmërohet vetëm se do të ketë nevojë për rritje fondesh në mënyrë që konkretizohen parashikimet e reja ligjore.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Sëmundja e gjedhit, Panariti: Nuk prek njerëzit por do te asgjësojmë kafshët

TË GJITHA

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com