Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga një grup të rinjësh të kryenin grabitje me armë në dyqanet e kryeqytetit.
Falë operacionit “Adoleshentët” janë arrestuar 7 persona nga Komisariati nr. 4 dhe më saktësisht:
- K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
- Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë.
- Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë.
- R. Sh ,15 vjeç banues Tiranë.
- B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë.
- E. Gj,15 vjeç banues ne Tiranë.
- J.B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku”
Gjithashtu është sekuestruar një armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë.
Por në çfarë zonash janë kryer grabitjet ?
Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit Pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.
Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases S. Ll. Më datë 13.02.2016, shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.