• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

AfD kritikon Bauhaus-in, hap debat mbi historinë gjermane

10:06 : 27/06/2026
në BOTA

Në Gjermani, partia AfD ka nisur prej kohësh kritika të ashpra kundër Bauhaus-it, njërës nga shkollat më me ndikim në arkitekturën moderne. Bauhaus-i, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, po kthehet në provë të asaj që do të thotë kulturë nën një qeveri të AfD-së.

AfD-ja e ka bërë kulturën  temë qendrore, sepse përmes kulturës mund të riinterpretohet historia. Kjo parti dëshiron të krijojë një imazh tjetër të Gjermanisë, të përqendruar te “identiteti gjerman”.

Si mjet ka zgjedhur “politikën kulturore patriotike”, siç e quan në programin elektoral. Zëdhënësi i AfD-së për kulturën në Saksoni-Anhalt, Hans-Thomas Tillschneider, kërkon që Saksoni-Anhalt të bëhet “vendi i ëndërruar për të gjithë patriotët gjermanë”. Ai kërkon një “rilindje të kulturës gjermane”.

Njëkohësisht, të gjithë ata që për AfD-në janë tepër “të larmishëm”, AfD-ja i vë nën presion. P.sh., thotë se teatrot nxisin “ideologji të larmisë liberale-të majtë”. Përfaqësuesi i AfD-së i kërcënoi se do t’ua presë subvencionet.

Prandaj artistët në Saksoni-Anhalt i shohin me njëfarë shqetësimi zgjedhjet e landit në shtator (2026). AfD-ja prin në sondazhe me mbi 40 për qind dhe mund të fitojë shumicën absolute — pikërisht në landin ku Bauhaus-i ka selinë.

Lexo edhe:

“Përralla me mbret o shoku kryetar”/ Korreshi ironi me Peleshin: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike…

PS ndryshoi rendin e ditës/ Berisha “shpërthen” ndaj Peleshit: Vasali më i shpifur i Ramës!

Kritika ndaj Bauhaus-it dhe ideologjia e para 100 viteve

Fondacioni Bauhaus në Dessau e sheh veten prej disa vitesh përballë akuzave të AfD-së. Drejtues të Fondacionit paralajmëruan se AfD-ja po rikthen retorikën naziste. Kjo thuhet megjithëse AfD-ja nuk e pranon akuzën. Përfaqësuesi i AfD-së, vitin e kaluar, e cilësoi shkollën Bauhaus, para parlamentit të landit, si një “rrugë të gabuar të modernitetit”. Ky është, sipas ekspertëve të ARD-së, citat nga Paul Schultze-Naumburg, ideolog nazist, libri i të cilit “Kunst und Rasse” (Arti dhe Raca) formësoi politikën kulturore naziste.

Ky ideolog, dikur e kishte quajtur “antigjermane” çatinë e sheshtë, një tipar karakteristik i ndërtesave Bauhaus. Ideologët e nazizmit e kishin quajtur Bauhaus-in “antigjerman”, edhe sepse, sipas tyre, ka “stil anonim, ndërkombëtar e bolshevik”.

Përfaqësuesi i AfD-së, Tillschneider, duket se argumenton tërthorazi ngjashëm. Bauhaus-i, i tha ai gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, mishëron “çrrënjosjen”, “zhvendosjen e ndërtimit”. Bauhaus-i ndërtoi për ‘Anywheres’ (ata që ndihen kudo si në shtëpi); kurse AfD-ja angazhohet për ‚Somewheres‘ (të rrënjosurit), ata të lidhur me një vend.

Bauhaus-i ndryshoi arkitekturën dhe mënyrën e të jetuarit

Bauhaus-i nuk ishte thjesht një stil ndërtimi; ishte një konceptim i ri, një premtim shoqëror. Shkolla u themelua më 1919 në Weimar, pak pas kryengritjes së republikanëve kundër Perandorisë gjermane të Vilhelmit. Fillimet e saj u frymëzuan nga ideja e çlirimit të individit. Brenda vetëm katërmbëdhjetë vitesh (1919–1933), Bauhaus-i përmbysi artin dhe arkitekturën. Objektivi i madh ishte të pajtonte estetikën me industrinë e kohës moderne. Deri atëherë, ishte artizanati që i kishte dhënë vulën mënyrës së ndërtimit.

Për katërmbëdhjetë vjet, shkolla Bauhaus strehoi ide shumë të ndryshme mbi formën moderne dhe rolin e artit dhe të artistit në epokën industriale. Bauhaus-i fillestar u nda më vonë në periudha të ndryshme, me qasje të ndryshme.

Zakonisht dallohen tre faza: ekspresionizmi i viteve të hershme (1919–1923), funksionalizmi (1923–1930), përpara se të mbizotëronin çështjet formale dhe konstruktiviste (1930–1933). Ajo që sot e kuptojmë si Bauhaus është kryesisht faza e mesme: dizajnimi i produkteve për botën moderne.

Ndërtesa më e famshme në Dessau, qyteti ku Bauhaus-i qe shpërngulur më 1925, e dëshmon këtë edhe sot nga jashtë: me vëllime kubike, çati të sheshtë dhe fasada xhami. Kjo ndërtesë, simbol i shkollës, që përfundoi më 1926, përbëhet nga linja të pastra, me shumë dritë dhe pa asnjë ornament.

Historianë gjermanë të kulturës kujtojnë se shumë arkitektë të viteve 1920 kërkonin rrugë se si të ndërtonin banesa masive, dhe t’i ndërtonin lirë, për shumë njerëz me të ardhura të pakta.

Ishte shkolla Bauhaus që, me inovacionin e konceptit, krijoi për herë të parë banesa të përballueshme, me kuzhinë dhe banjë brenda — gjë e pazakontë atëherë. Pikërisht këto banesa për shumicën, ky modernitet, ishte i urryer për nazistët.

Një ide e vjetër që u bë model modern arti

Emri Bauhaus e ka burimin në Mesjetë: Themeluesi Walter Gropius ia vuri shkollës emrin sipas Bauhütte-ve — punishteve ku, brez pas brezi, ngriheshin katedralet e mëdha. Atje sundonte një rregull i pazakontë: gurgdhendësi, piktori dhe skulptori punonin si të barabartë në një vepër të vetme. Atje nuk ishte i rëndësishëm një artist i veçantë, por krijimi i përbashkët. Pikërisht këtë donte të rikthente Gropius-i.

Në shkollën e tij Bauhaus, nxënësit, mjeshtrit e rinj dhe mjeshtrit e kualifikuar duhej të formonin një komunitet jete, mendimi dhe pune.

Gjurmë të kësaj shihen edhe sot në Dessau, te Shtëpitë e Mjeshtrave (Meisterhäuser), ku banonin arkitektët. Ato u bënë mishërimi i kolonisë së artistëve të shekullit të 20-të.

Idetë e Bauhaus-it pushtojnë botën

Nazistët e mbyllën shkollën, që qe zhvendosur  nga Weimari në Dessau, sapo erdhën në pushtet më 1933. Por shkolla Bauhaus mbijetoi, sepse shumë mësues e studentë emigruan, p.sh. në SHBA. Ngaqë numri i tyre në universitetet amerikane ishte shumë i madh, ata lanë gjurmë te një brez i tërë.

Kështu, në vitet 1950, stili Bauhaus — një stil modern, funksional, i thjeshtë — u përhap gjerësisht. Forma e reduktuar dhe seriale e ndërtimit, që mund të përshtatej thuajse kudo, e bëri kaq me ndikim shkollën.

Megjithatë, Bauhaus-i nuk ishte kurrë stil i ngurtë, por më shumë një rezervuar idesh: në nivel lokal idetë përvetësoheshin, riinterpretoheshin, ndonjëherë refuzoheshin. Gjurmët e Bauhaus-it shtrihen sot që nga Çikago, në Moskë, e deri në Tel Aviv. Në SHBA u përqafua më tepër elementi funksional; në Rusi u theksuan në ndërtesa më tepër elementët socialë.

Sot shkolla Bauhaus bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. UNESCO e ka cilësuar “simbol të modernitetit dhe të arritjes pioniere njerëzore”.

Institucionet kulturore përgatiten për ndryshim politik

Në landin lindor të Saksoni-Anhalt-it, institucionet kulturore, teatrot e muzetë po përgatiten si të reagojnë: ndaj pushimeve eventuale nga puna, shkurtimeve të buxhetit apo ndërhyrjes politike. Të tërheq vëmendjen që po marrin përvoja nga artistët në Hungari, Poloni dhe Sllovaki, ku qeveritë e djathta e kanë vënë kulturën nën kontroll.

Në një deklaratë të përbashkët, institucionet kulturore, mes tyre Fondacioni Bauhaus Dessau, i janë kundërvënë hapur “kthesës patriotike” të paralajmëruar.

Edhe politika po vepron: qeveria e landit (CDU, SPD, FDP) paraqiti një ligj që çdo ndryshim në financimin e kulturës të miratohet vetëm me shumicë parlamentare. /DW

Etiketa: BauhausdebatGjermani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përralla me mbret o shoku kryetar”/ Korreshi ironi me Peleshin: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike…

14:45 : 20/07/2026
AKTUALITET

PS ndryshoi rendin e ditës/ Berisha “shpërthen” ndaj Peleshit: Vasali më i shpifur i Ramës!

12:33 : 20/07/2026
BOTA

Ndryshime në qeverinë gjermane? Çfarë thotë Merz

10:00 : 20/07/2026
AKTUALITET

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen tre shqiptarë /VIDEO

10:51 : 18/07/2026
BOTA

Gjermani/ Kontrolle dhe konfiskime kundër evazionit fiskal

09:20 : 17/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
Para

Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

TË GJITHA

Moti i keq në Sarandë/ Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese

13:11 : 22/07/2026

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

13:09 : 22/07/2026
Muçi

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, gjykata jep dënimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së

13:01 : 22/07/2026

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026

Foto-Emri/ Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

12:43 : 22/07/2026

Vrasja e Elton Mermalit, i ati dëshmon në GJKKO, tregon lidhjen me Laert haxhiun

12:36 : 22/07/2026

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet