• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj: Rama po abuzon me situatën, Basha tregoi ndjeshmëri njerëzore …

18:57 : 05/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka analizuar në detaje situatën politike, por edhe përpjekjet reale që po bën sot qeveria për përballimin e situatës pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

Ai pohoi në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se kryeministri Edi Rama po përdorë qartë gjuhën populiste kur thotë se të plagosurit e tërmetit shkatërrimtar do të trajtohen me pension të përjetshëm. Më tej Mustafaj tha se edhe pse është pro solidaritetit njerëzor, këtë premtim të Ramës nuk e sheh të realizueshëm.

‘Gjërat nuk kanë nevojë për vlerësim. Ka një mobilizim për zgjidhjen e problemit, pra me zgjidhjen e përkohshme të problemeve të banorëve. Jemi në prag të dimrit dhe koha po ftohet. Gjendjen e jashtëzakonshme Rama po e përdor për të mbyllur median, a thua se shtypi është përgjegjës për pasojat e tërmeti. Deklarimet e tij janë populiste. Pension të përjetshëm i jepet atij që është plagosur në shërbim të atdheut. Ku do t’i marrë kryeministri këto para. Unë jam për t’i ndihmuar, sepse solidariteti është tipar i shoqërisë demokratike. Solidariteti ka të bëjë me riparimet dhe rregullimet imediate. Kryeministri po e menaxhon keq situatën, kundër interesit të përbashkët dhe nuk ka të bëjë më konceptin e solidaritetit .Tani duhet të kultivojë një gjuhë realizmi. Të mos angazhojë shtetin në përgjegjësi që nuk i ka, e kam fjalën këtu për pensionet e përjetshme për të plagosurit, por nuk mund ta angazhojë shtetin. Ky pension i jepet  një polici.  Mobilizim nuk ka qenë preventiv, strukturat nuk ishin të përgatitura. Nuk kishin logjistikë dhe të përgatitur profesionalisht. Nuk kanë fuqinë e nevojshme njerëzore, u desh të vinte qeni ‘hero’ i Kosovës, i cili ndihmoi në shpëtimin e disa jetëve. Reagimi nuk ka qenë preventiv. Reagimi reaktiv ka qenë maksimal, sepse përballë tragjedisë askush nuk do të rrinte me duar në xhepa’-tha Mustafaj.

I pyetur për ftesën që Rama i dërgoi opozitës për t’u ulur së bashku në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Mustafaj u shpreh se opozita duhet të merrte pjesë për të treguar se është në krahun e njerëzve.

‘Unë them se opozita duhet të dërgonte njeriun e saj në komitetin e qeverisë. Opozita duhet ta dërgonte njërin e vet, pse? Sepse opozita është e shqetësuar ashtu si opinioni publik. Përfaqësuesi i opozitës do ta konfirmonte shqetësimin real që ka sot opozita mbi situatën.  Një gabim i opozitës ishte se nuk dërgoi njeriun e vet në këtë komitet. Do të shërbente shumë, për mua nuk ka qenë adekuat reagimi i opozitës. Kjo tregon se ai (Basha) është njëri me ndjeshmëri të madhe në aspektin njerëzor, është një politikan për të qenë pranë njerëzve, por kjo nuk mjafton. Opozita është e madhe dhe e fuqishme dhe ka kapacitet të jashtëzakonshëm njerëzor’- shtoi ai.

Lexo edhe:

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Gjithashtu ai komentoi pezullimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë, ndërsa tha se kritikat e tij janë të dobishme për politikat fiskale në vend.

‘Malaj ka disa kohë, shumë kohë që vjen në kritika në rritje ndaj politikës financiare. Realisht kjo prania në këtë bord, ka qenë një pengesë, qoftë edhe e pjesshme, brenda tij si profesionist janë akoma më të ashpra mbi abuzimet me pushtetin dhe kontrollin politik që ka Edi Rama mbi bankën qendrore. Unë besoj se atë që thotë Malaj do ta mbajë. Kritikat e tij do të jenë më të ashpra dhe të dobishme për vendin’-tha ndër të tjera Mustafaj.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025
AKTUALITET

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
SPORT

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025
RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025
Para

Ramush Haradinaj vrapim në dëborë (FOTO)

TË GJITHA

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com