• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gjendja e emergjencës”, Policia nuk procedon zyrtarët përgjegjës për dëmet, por gazetarët

14:06 : 29/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama po e përdor “gjendjen e jashtëzakonshme” në një formë mjeti presioni dhe censure ndaj medias. Ai nuk e pati aspak problem që, në mesin e tragjedisë që përfshiu Shqipërinë në ditët e fundit, pas tërmetit, të kërcënonte median që përhap, sipas tij, “fake neës” dhe “panik”.

Si në çdo rast tjetër, edhe tek periudha pas-tërmetit, Edi Rama ka merakun më të madh tek imazhi, propaganda dhe shfaqjet populiste, përballë mijëra qytetarëve të tmerruar nga sizmat e pafundme që përfshijnë territorin shqiptar.

Ai duket se është më shumë i merakosur për të dalë si “çlirimtar” para medias, sesa të dëshmojë përulësinë e kryeshërbëtorit të popullit, në një prej momenteve më delikate të viteve të fundit.

Ai nuk e ka problem të aktrojë para kamerave, duke puthur e përqafuar të moshuar që nuk kanë strehë mbi kokë. Ai nuk e ka aspak problem që, me “ERTV”-në e tij të kthej në shoë ceremoninë e dhimbshme të varrimit të personave që humbën jetën në Thumanë.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Në këto ditë, kryeministri në vetë të parë, ka dalë shumë e shumë orë para kamerave, ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje nga strukturat qeveritare. Pas tij, disa qeveritarë të tjerë, gjithashtu kanë pushtuar hapësirën mediatike me përlotje, përshpirtje, përulësi e me çdo emicion tjetër, në ato pak minuta para objektivëve.

Për kaq u duhet media. Për të përcjellë skenarin patetik qeveritar. Pjesa tjetër, abuzimet që po marrin udhë me ndihmat, dyshimet që po forcohen për mënyrën se si po menaxhohen fondet e ndihmës, nuk duhet të jenë pjesë e hapësirës publike, nuk mund të prishin “spektaklin nën rrënoja”.

Kush guxon të prishë këtë skenar, duhet linçuar dhe, madje, edhe kërcënuar me Polici. Nën petkun e “përhapjes së panikut” apo të “fake neës-eve”, struktura të veçanta pranë uniformave blu, mesa duket, kanë nisur monitorimin e mediave jo aq dashamirëse me qeverisë, ose, më saktë, të atyre që marrin “guximin” dhe tregojnë disa të vërteta.

Drejtuesit e një portali, “Jeta osh Qejf”, u shoqëruan mbrëmjen e së Enjtes në Polici, pasi ata “guxuan” të publikonin mesazhe shqetësuese nga qytetarët, të tronditur pas tërmetit.

Qytetarët, të traumatizuar nga pasojat tragjike të tërmetit me magnitudë 6.4, e të lëkundjeve të shumta sizmike pasuese, të terrorizuar nga çdo lloj sharlatani vendas apo të huaj që vishet me petkun e ekspertit dhe flet për cuname e valë të tjera tërmeti, i drejtohen platformave elektronike për të treguar shqetësimin e tyre.

Nën këtë situatë paniku të përgjithshëm, çdokush që ka një krisje në muret e banesave, mendon se mund të jetë në rrezik. Qytetarët kërkojnë vëmendje, zgjidhje, shpresë. Për këtë u drejtohen mediave, sidomos atyre on-line, që kanë një përhapje më të gjerë.

Mediat, të gjitha të gjendura pranë shqetësimit qytetar gjatë orëve të fundit, u kanë dhënë hapësirë mesazheve të qytetarëve, edhe pse në disa raste shqetësimi i tyre nuk ka qenë aq shqetësues.

Gjithësesi, diçka e dyshimtë më mirë të raportohet se sa të mbahet e fshehur. Por, pikërisht ky vullnet i medias, përfshirë edhe atyre on-line, nuk duket se përkrahet nga qeveria.

Burimi i vetëm, nga ku duhet marrë informacion “safi” është “ERTV” dhe konferencat mediatike të ministrave aradhë.

Nuk duhet të raportohen pamjet, kur persona zyrtarë të ngarkuar me shpërndarjen e ndihmave, i dërgojnë ato në dyqane për t’i shitur. Nuk duhen raportuar dëmtime në shumë zona të Shqipërisë së Mesme, pasi “përhapet panik”. Dhe, nën justifikimin e “përhapjes së panikut”, vjen policia në derë.

Nuk është ajo Polici, e cila duhet përgëzuar maksimalisht për ndihmën dhe mbështetjen që u dha banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Nuk është ajo Polici, efektivët e së cilës u përlotën, duke nxjerrë trupa të pajetë nga rrënoja.

Jo, është një Polici tjetër.

Janë ata që monitorojnë median dhe shqetësohen kur këto të fundit shqetësojnë “Liderin”. Është ajo pjesë e Policisë, e cila, të paktën deri më tani, nuk ka guxuar të trokasë në dyert e kryebashkiakëve, për të verifikuar lejet që janë dhënë për godinat që u shkrinë si sheqer në ujë.

Është ajo pjesë e Policisë që synon “goditjen” e medias, që kjo e fundit të mos merret me problemet e qeverisë.

E gjitha kjo, nën justifikimin e ‘gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, që po trajtohet si “gjendje e jashtëzakonshme” për shkak të rendit kushtetues. Edi Rama, në mos i di vetë, dikush ia ka shpjeguar që, në kushtet e “fatkeqësisë natyrore” nuk mund të cënosh liritë themelore, përfshirë edhe atë të shprehjes së lirë. Ai po e trajton situatën si “cënim të rendit kushtetues”.

Dhe, nën këtë justifikim, nuk është aspak çudi që forcat policore të mësyjnë në dyert e mediave që tregojnë më shumë të vërteta se sa “duhet”, për t’u treguar se “censura nuk ka brirë”.

Etiketa: akuzamediaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025
Para

Rama kërkoi kontribute financiare/ Berisha: Është çnjerëzore, fyen ndjenjat fisnike ...

TË GJITHA

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com