• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U betua te noteri, Vorpsi vijon lojën e Rilindjes/ Paraqitet si anëtare në Gjykatën Kushtetuese

08:10 : 15/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Një ditë pasi bëri betimin tek noterja, gjyqtarja Arta Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.

Mëngjesin e sotëm, sipas burimeve të “Panorama”, anëtarja e re e Kushtetueses, Vorpsi ka hyrë në ambientet e gjykatës.

Procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese ditën e djeshme prodhoi një rast të panjohur më herët në historinë e Shqipërisë.

Arta Vorpsi, që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, si mënyrë për të shmangur betimin para Presidentit Meta, zgjodhi një zyrë noterie.

E njohur nga maxhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetuese (si e zgjedhur pasi Presidenti Meta nuk u shpreh për emrin e dytë që i takonte), Arta Vorpsi nuk njihet në këtë pozicion nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit, dje, dekretoi si anëtaren e pestë të këtij institucioni, Marsida Xhaferllarin, e cila, bashkë me Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, u betuan në Presidencë.

Lexo edhe:

“Harroi” çmimet abuzive për Vitin e Ri, Denar Biba pret “shpërblimin” e Sadushit për në Kushtetuese

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

Pasi Presidenti Meta nuk e njohu futjen e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do ta ftonte që të betohej në Presidencë, zgjidhja e Arta Vorpsit ishte akti noterial, ku ajo u shpreh se ishte betuar me dorën mbi Kushtetutë.

“Unë, e nënshkruara Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në aktin noterial të firmosur nga Arta Vorpsi në zyrën e noteres Miranda Xhemalçe.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta nuk shfaqi asnjë shqetësim për këtë lëvizje të Arta Vorpsit, madje e ironizoi atë, duke e cilësuar si të pavlerë dhe qesharak. “Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nuk ndalon askënd të betohet as te noterja, as te parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruhej në njoftim.

Kjo zgjedhje e Arta Vorpsit e komplikon akoma dhe më shumë procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani janë vetëm 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që janë të gjithë pranuar: Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të zgjedhura nga Kuvendi një javë më parë, Vitore Tusha, së cilës i ka mbaruar mandati si dhe Besnik Muçi, i cili ende nuk i ka mbyllur punët me vetingun, pasi çështja e tij është KPA.

Këtyre katër anëtarëve, të cilët janë të pranuar nga të gjitha palët dhe i kanë kaluar të gjithë fazat ligjore dhe ato formale, do duhet t’u bashkohen edhe të paktën 2 anëtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet funksionale dhe të marrë vendime.

Me anëtarin e pestë, Gjykata Kushtetuese mund të mblidhet, por për një vendimmarrje i nevojiten minimalisht 6 anëtarë. Arta Vorpsi ishte e renditur e para në të dyja listat që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i paraqiti Presidentit Meta dhe Kuvendit. Zgjedhja e saj në mënyrë automatike në Gjykatën Kushtetuese është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të botohet edhe emri i Marsida Xhaferllarit në Fletoren Zyrtare apo do të veprohet siç është bërë me dekretin e Presidentit Meta për caktimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor. /PANORAMA/

Etiketa: Kushtetuesenoterivorpsi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Harroi” çmimet abuzive për Vitin e Ri, Denar Biba pret “shpërblimin” e Sadushit për në Kushtetuese

16:33 : 23/07/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vendimi “Qyno”/ Federata Europiane për Mbrojtjen e Gazetarëve: Sjellja e prokurorëve kërcënim serioz

14:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ A janë hetuar realisht prokurorët e SPAK për “nxjerrje sekreti”?

10:12 : 09/04/2025
AKTUALITET

Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un

13:57 : 27/03/2025
Para

Pas Vorpsit, edhe Xhaferllari paraqitet në Gjykatën Kushtetuese/ Kush do të jetë anëtarja e re...

TË GJITHA

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com