• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi korruptiv/ Kush po e “varros” hetimin për DH-Albania

22:25 : 13/11/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Avdjol Dobi, 26-vjeçari, i cili, pa bërë thuajse asnjë punë në jetën e tij u shfaq si drejtuesi i kompanisë që fitoi tenderin 20 milionë euro të Unazës së Re dhe 8 milionë euro nga OST, është i vetmi i shpallur në kërkim nga autoritetet, për skandalin më të rëndë korruptiv të viteve të fundit.

Prokuroria e Tiranës nisi, me shumë sforco, në Dhjetor 2018 hetimin për tenderin, pas protestave të gjata të banorëve të Unazës së Re, si edhe zbulimit mediatik të dokumentave të falsifikuara nga “Dh-Albania”.

Pas këtij konstatimi, u zbulua se “DH-Albania”, me të njëjtët dokumenta të falsifikuara, kishte fituar edhe një tender, me vlerë 8 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), në Burrel

Hetimi u mor në dorë nga Prokuroria e Tiranës, e cila, në momentin e parë, pyeti disa ish-drejtues kryesorë të Autoritetit Rrugor Shqiptare (ARRSH), të cilët kishin shpallur fitues të tenderin 20 milionë euro kompaninë fiktive “Dunwell Haberman”, me seli në Dalaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Me nisjen e hetimit, ish-ministri i Infrastrukturës së asaj kohe, Damian Gjiknuri, në varësi të të cilit ishin ARRSH dhe OST, gjithashtu një ndër personat e dyshuar për organizimin e tenderit korruptiv, deklaroi se “hetimi do të përfundonte shumë shpejt dhe përgjegjësit do të dilnin para ligjit”.

Por, kur kanë kaluar mbi 11 muaj nga nisja e veprimeve proceduriale, hetimi duket se ka mbetur në një pikë “të vdekur”. Nga ana e prokurorisë së Tiranës, nuk ka pasur asnjë veprim konkret.

Argumentimi zyrtar për “bllokimin” e hetimeve është fakti që grupi hetimor është në pritje të një letër-porosie të dërguar drejt autoriteve amerikane për të marrë më shumë informacion mbi regjistrimin e “DH-Albania” në Dalaware.

Ky veprim procedurial, megjithëse jo shumë i nevojshëm, nuk është shkak që të bllokohet hetimet në Shqipëri, përfshirë administrimin e dokumentacionit dhe pyetjen e personave që mund të kenë dijeni ose të përfshirë në këtë tender.

Për më tepër, të gjithë dyshimet për falsifikimin e dokumentave mbeten brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga të dhënat e bëra publike në media, përfshirë edhe komunikimin me autoritetet zyrtare amerikane, nuk rezulton që “DH-Albania” të ketë kryer veprime administrative në shtetin Dalaëare.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës, ka dyshime të forta për falsifikimin e dokumentave në Shqipëri. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria, në Janar 2019 kërkoi dhe mori mbështetjen e gjykatës së kryeqytetit për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të riun Avdjol Dobi, i cili vijon të jetë në kërkim, pasi u është shmangur hetimeve.

Gjithashtu, ende nuk ka asnjë zhvillim hetimor për të zbuluar se cilët janë personat që kanë përfshirë djaloshin Avdjol Dobi në tenderat gjigandë e korruptivë të Unazës së Re dhe OST.

Etiketa: DH-Albaniahetimitenderi korruptiv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

15:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga hetimi/ Dyshohet se autorët e armatosur i bënë pritë Renis Dobrës, u prezantuan si policë

19:20 : 09/07/2025
AKTUALITET

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

12:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025
Para

Gara për Kryeprokuror/ Intervista në KLP, 3 pikat e blofit të Arta Markut

TË GJITHA

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025

Kolo Muani drejt rikthimit te Juventus, arrihet akordi me PSG-në

10:24 : 02/08/2025

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë

10:12 : 02/08/2025

Zyrtare/ Roma firmos me mbrojtësin e Veronës, Kumbulla jashtë planeve

10:04 : 02/08/2025

Bien lehtë temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

09:49 : 02/08/2025

Xabi Alonso nuk e konsideron titullar, tre ekipe në garë për lojtarin e Real-it

09:43 : 02/08/2025

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

09:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com