• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqëri pa shqisë reagimi dhe bisha që po na nënshtron

13:56 : 12/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shoqëri e frikësuar, e tradhtuar, e pa përfaqësuar dhe mbi të gjitha e përçudnuar nga pushteti, që sot si një “vrasës serial”, kënaqet nga vuajtja e viktimës, që ende nuk ka dhënë shpirt. Banorët e “Astirit” pranë Unazës së Re, që prej një viti po tentojnë të mbrojnë banesat e tyre nga prishja e objekteve, u ngritën sot me fadroma mbi krye, me policë të shumtë që nxinë vendin dhe gazin lotsjellës që u shpërnda si mjergull e dendur.
Policia mësyu mbi banorët duke hedhur gaz lotsjellës edhe brenda godinave ku ishin grupuar protestuesit. Më pas tërheqje zvarrë, rrëmbime të dhunshme dhe shoqërime në qelitë e errëta të komisariateve. Terrori vijoi ku në spital kanë përfunduar shtatë protestues dhe pesë policë, ku edhe këta të fundit u lënduan nga hedhja e sendeve të forta.

Gra dhe të moshuar dergjen në spital, me dhjetëra të rinjtë dhe burra kanë përfunduar në komisariate nën kërcënimin dhe çizmen në fyt të një pjese të policëve Rilindas. Rruga është hapur, tashmë duket se nuk do të ketë kthim pas, ndërsa shfaqja e dhunës u pa live nga ekzaltuesit e pushteshëm, kryeministri, ministri i brendshëm apo kreu i bashkisë së Tiranës.

Të tre perversë që kënaqen me dhimbjen, që lumturohen nga mbipushteti dhe që kryejnë eksperimente mbi qytetarët si nazistët ndaj hebrenjve. Sa gaz lotsjellës mban një fëmijë, po një grua, po një i moshuar?

Ky nuk është një film triller, por një ngjarje e vërtetë në sytë e një populli të trembur, një shoqërie të frustruar, një qytetarie amorfe që nuk reagon dhe një opozite që ditën hakërrehet se do mbrojë banorët e dhunuar, por me krismat e pushkës së parë që lëshon gaz fshihen, ikin dhe kalojnë në planin e përhershëm; deklarata nga sallat komode, vizita nëpër spitale dhe premtime se kur ata të marrin pushtetin çdo qytetar do dëmshpërblehet.
Opozita ka lënë në “ballë të parë” me protestuesit deputetë që bërtasin turp, rendin pas kamerave dhe mbajnë fjalime të gjata, duke humbur premtimin se do bëheshin njësh me qytetarët. Sa për të qeshur, argaliset Rama, nënqesh Lleshaj, fërkon duart Veliaj dhe me gishtat e tij të lëmuar nga përkedhelja e eurove, nis e shkuan statuse në rrjetet sociale.
E gjithë Shqipëria nën këmbët e tyre! Nuk është vetëm çështja e Unazës së Re por kjo dhunë dhe ky terror do bjerë mbi këdo që proteston. Banorë që u prishen banesat, fermerë që kërkojnë subvencione, qytetarë që ngrenë zërin për kullat që po u zënë frymën, apo fshatarë që janë kundër heceve që i kanë marrë edhe pikën e fundit të ujit.

Lexo edhe:

Aborti selektiv në rënie, por ende prezent në shoqërinë shqiptare

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

Mbi ta dhuna dhe gazi lotsjellës është arma e re e Rilindjes. Drejtuesit e opozitës thonë se pushtetarët e sotëm do të përgjigjen para ligjit dhe se drejtësia do bjerë mbi ta. Po cila drejtësi? Ajo e Ulësit, Artës, Donikës, Kolës e Elisabetës që janë kthyer në noterë të kërkesave të pushtetit.

Opozita nuk po frymëzon, trembet nga një zë i huaj që vjen qoftë edhe në ndonjë ambasadë periferike, tutet para më të fortit pushtet. Ikën prej kërcënimit të kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe mban sytë se ndonjë ditë ai pushtet do i dhurohet. Deri atëherë kushdo frymë qytetare që i ka mbijetuar qoftë edhe me pasoja psikologjike një pushteti policor dhe një minidiktatori 198 centimetra të gjatë, si shpëtim do ketë ikjen, braktisjen e Shqipërisë.

Do mbajë radhën për një pjatë supë në duar në kampet e azilantëve të luftës, do trimërohet në rrjetet sociale, por kurrë nuk do reagojë për të mbrojtur të drejtat që u takojnë, por që sot ua kanë lënë në duar tre njërezve. Kryeministrit Edi Rama po bën pikturën e tij më të fundit; një mostër e madhe që ka nënshtruar ca njerëz.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thur plane edhe mbi ligje të ndryshuara për të bërë një shtet policor që dhunon qytetarë dhe mbron kriminelë të lidhur me Rilindjen, nën halucinacionet e kanabisit që gjallon në tokat e vendit dhe kokainës që magazinohet në portet tona. Nuk mund të mungojë gjithsesi Lali Eri, me propagandën e tij, që të gërryen edhe atë pak shpirt që ka mbetur dhe që është kthyer në një mëgapastrues të parasë së pisët, në ngritjen e kullave dhe dhurimin e parasë publike për oligarkët që i mbajnë në pushtet. Trima nga rrjetet sociale bëhen të gjithë, por qytetarë të vendosur në mbrojtjë të të drejtave dhe kundërpërgjigje ndaj një sistemi në kufijtë e dikutaturës janë fare pak.

Etiketa: Shoqëri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aborti selektiv në rënie, por ende prezent në shoqërinë shqiptare

16:02 : 23/01/2025
AKTUALITET

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

11:50 : 19/11/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Në Itali të dënuar për mashtrim, në Tiranë me firmë ndërtimi! U sekuestrohen mbi 500 mijë dollarë

14:43 : 03/06/2024
AKTUALITET

Reforma në Drejtësi/ Nazarko: Ka probleme të theksuara për shoqërinë

19:22 : 27/01/2023
AKTUALITET

Vdekja e Learit, qytetarët mblidhen sërish në protestë para Ministrisë së Brendshme

18:06 : 23/10/2022
HOROSKOPI

Këto janë katër shenjat që pranohen më pak nga shoqëria

18:47 : 18/10/2022
Para

Brenda 14 dhjetorit emërohet Kryeprokurori i ri/ Ja çfarë ndodhi në KLP...

TË GJITHA

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com