• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bulevardi i Ri, banorët godasin me gurë policinë: Nga shtëpitë na nxirrni të vdekur (Foto)

11:20 : 10/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Banorët që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës, në zonën e Stacionit të Trenit, kanë bllokuar sot rrugën, për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre. Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur fadromat, për shembjen e 10 banesave të para, banorët janë grumbulluar në krye të rrugës, duke u shprehur të vendosur të mos lejojnë nisjen e punës.

Në këtë moment policia ka ndërhyrë për të liruar rrugën, por ka hasur në kundërshtinë e banorëve të cilët kanë filluar të godasin me gurë

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, një grua është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Përfaqësuesi i banorëve, Pirro Demiraj tha se qytetarët kërkojnë hakun e tyre, por institucionet i kanë veshët të shurdhët.

“Jemi duke zbatuar mosbindjen civile. Çfarë na solli deri këtu, ishte një mosdëgjim nga instancat e shtetit shqiptar. Ju lutemi ambasadave edhe njëherë shpejtoni pak, mësojini këta njerëz të zgjidhin hallet e popullit. Po strehoni muhxhahedinë, njerëz në nevojë, ne na lini në shtëpitë tona. Kjo është një punë e dobët e Bashkisë. Të na japin hakun tonë që na takon. I kemi dhënë zgjidhje, bërjen e pallatit, por i kanë veshët të shurdhët.”- deklaroi Demiraj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Sipas banorëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati për këta banorë buzë bulevardit të ri që do ndërtohet. Ndaj sipas banorëve, e vetmja zgjidhje për ta është mosbindja civile.

“Është çmenduri që në demokraci të të nxjerrin me zor nga shtëpia. Jemi autoktonë, kemi lindur e po plakemi në këto shtëpi. Në rrugë nuk dalim kurrë. Protestë mosbindjeje civile, le të bëhet masakër”, – kanë thënë banorët.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës u ka lënë pesë ditë afat 10 familjeve të tjera që u kanë shkuar letrat për të liruar banesat pasi do iu shemben shtëpitë për t’i hapur rrugën projektit për ndërtimin e bulevardit verior të Tiranës dhe rehabilitimit të Lumit Tirana.

Protesta dhe kërkesat
Janë me qindra qytetarë që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës që kanë dalë sërish në protestë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre me shpronësimet e vendosura nga bashkia.

“Bashkia nuk e pranoi kërkesën tonë, e cila u pranua dhe nga drejtori i tij, Genci Kojdheli në ballafaqimin që pati me ne në një emision televiziv. Ne jemi para një fakti të kryer. Ne nuk bëjmë presion, protestojmë për të drejtën tonë. Hajde të gjejmë zgjidhje për ligje që ka vendosur shteti shqiptar. Në momentin që s’kemi zgjidhje, jemi për mosbindje civile. Ne shtëpitë tona nuk i lëmë, se nuk do dalim në rrugë me fëmijë e pleq”, deklaruan banorët.

Nga ndërtimi i bulevardit, më të ‘djegurit’ janë ata banorë që i kanë banesat në proces legalizimi dhe nuk përfitojnë as nga VKM-ja e vitit 2013, ku është miratuar shpronësimi vetëm për 262 pronarë. Por edhe këta pronarë kërkojnë ndryshimin e vlerës së shpronësimit, pasi është shumë e ulët.
Ndaj qytetarët u bëjnë thirrje kryeministrit dhe trupit diplomatik që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Kryeministri të shikojë problemin, të sjellë stafin për verifikim. I bëjmë apel trupit diplomatik. I bëjmë thirrje njerëzore. Shteti shqiptar po na i merr shtëpitë falas, me shpronësim me vlera qesharake”, pohuan banorët.

Vlera e shpronësimit për pronarët që preken nga ky ndërtim është miratuar nga qeveria “Berisha” në shtator të vitit 2013, dhe është 26.137 lek/m² për truallin te Zona Kadastrale 8330 dhe 23.217 lek/m² në Zonën Kadastrale 8340, ndërsa vlera e plotë e shpronësimit është gati 1.8 miliardë lekë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Nis Kuvendi, Ruçi arrin ta mbaj opozitën në sallë

TË GJITHA

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025

Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

20:41 : 27/06/2025

Hakmarrje apo aksident? Vrasja e Fatos Cenajt në Itali mbetet mister

20:37 : 27/06/2025

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

20:35 : 27/06/2025

Vendosin golat e ish-sulmuesve të Skënderbeut, Drita mposht Egnatian në miqësore

20:29 : 27/06/2025

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com