• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetting/ Komisioneri Publik kundër KPK, kërkon shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit

13:41 : 25/10/2019
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së lidhur me subjektin e rivlerësimit Elvin Gokaj, drejtues i Prokurorisë së Apelit në Shkodër. Komisioneri Publik kërkon largimin nga detyra të prokurorit.

Komisioneri Publik ka vlerësuar se referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit rezulton me mangësi dhe mospërputhje të kërkesave të parashikuara në aneksin e Kushtetutës dhe në legjislacionin e posaçëm, për kriteret e procesit të rivlerësimit.

Në këto rrethana, ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e këtij ankimi dhe, në përfundim të procesit, të vendosë shkarkimin nga detyra të Elvin Gokaj.

KPK ka konstatuar mangësi në aftësitë e tij profesionale, të cilat mund të plotësohen nëpërmjet programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vendimin e KPK-së, Gokaj pezullohej nga detyra, por jo përjashtohej nga sistemi.

Sipas KPK-së, “në përfundim të hetimit administrativ, pasi shqyrtoi dokumentacionin e administruar nga hetimi, provat dhe shpjegimet e subjektit, si dhe e dëgjoi atë në seancë, Komisioni konstaton se subjekti ka qenë i saktë në deklarimin e tij, por ka pasur pamjaftueshmëri të mjeteve financiare në shumën 826.717 lekë, për pagesën e këstit të parë për pasurinë e ndodhur në Durrës.

Lexo edhe:

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

Duke arsyetuar mbi bazën e parimit të proporcionalitetit, duke vënë në balancë vlerën e kësaj pamjaftueshmërie, në raport me provat e tjera të administruara nga Komisioni, nëpërmjet hetimit të tij, Komisioni vlerëson se subjekti ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave të veta, si detyrimi kryesor kushtetues i tij. Mungesa e të ardhurave për pagesën e këstit të parë nuk mund të shërbejë si shkak për masë disiplinore, duke qenë se nuk përmbushen kriteret e parashikuara në pikën 1 dhe 3 të nenit 61 (f. 22-23 e vendimit). Në këto kushte, Komisioni ka vlerësuar se subjekti i rivlerësimit, z. Elvin Gokaj, ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas parashikimit të nenit 59/1, germa “a”, të ligjit nr. 84/2016.

Për kontrollin e figurës. Referuar nenit DH të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 39 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni, në konsideratë të verifikimit dhe të konfirmimit nga institucionet përgjegjëse për përshtatshmëri në detyrë, pas kryerjes se hetimit të thelluar si dhe vlerësimit të provave dhe shpjegimeve të subjektit, ka vlerësuar se subjekti ka plotësuar saktë deklaratën e kontrollit të figurës, si dhe nuk ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar në kuptim të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, duke konkluduar se, në lidhje me vlerësimin e figurës, subjekti është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Për vlerësimin e aftësive profesionale. Referuar nenit E të aneksit të Kushtetutës, nenit 43/2 dhe 44 të ligjit nr. 84/2016 dhe kreut II të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”, të ndryshuar, Komisioni, pasi ka administruar raportin e përgatitur nga GPPP-ja, hetimin dhe vlerësimin e dokumenteve të depozituara nga vetë subjekti; dosjet e zgjedhura me short; të dhënat arkivore lidhur me ankesat, masat disiplinore dhe vlerësimet si dhe nga gjetjet gjatë shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura pranë Komisionit, ka arritur në konkluzionin se: “subjekti ka shfaqur njohuri, aftësi dhe gjykim të cekët në punën profesionale të tij, si dhe një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij si drejtues i Prokurorisë, si më poshtë vijon:

– Në tetë raste, Komisioni ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit ka treguar njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave dhe veprimeve të nevojshme hetimore.

– Në dy raste, Komisioni ka konstatuar njohuri të cekëta të subjektit të rivlerësimit në lidhje me figurën e veprës penale.

– Në tri raste, Komisioni ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit ka shfaqur njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët për analizimin e masës së dënimit të kërkuar.

– Në tri raste, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka shfaqur njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në lidhje me analizimin e provave të administruara.

– Në dy raste, Komisioni ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit ka paraqitur njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave dhe argumentimin e masës së sigurimit konform neneve 229-230 të K. Pr. Penale.

Për të lexuar ankimimin e plotë, klikoni KETU

Etiketa: komisioneri publikprokurorshkarkim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

14:43 : 16/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

18:37 : 10/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
Para

SPAK do të ngrihet brenda nëntorit, zbardhet propozimi me variantin 8+2

TË GJITHA

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com