• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indeksi i ri/ Shqipëria e fundit në Ballkan për kujdesin ndaj grave…

10:28 : 23/10/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Shqipëria renditet e fundit në Ballkan sa i takon mbrojtjes dhe mirëqenies së grave, sipas një studimi global të sapopublikuar. Indeksi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2019/20 e rendit Shqipërinë në vendin 57 midis 167 shteteve, të krahasuar në 11 tregues mbi cilësinë e jetës së grave.

Indeksi u përgatit nga Instituti i Universitetit Georgetown për Gratë, Paqen e Sigurinë si dhe Instituti i Oslos për Kërkime mbi Paqen.

Ai mati në mënyrë të krahasuar treguesit e mirëqenies ekonomike, sociale, politike të grave, ligjet dhe diskriminimin, si dhe sigurinë e grave në familje, komunitet dhe në shoqëri.

Shqipëria raportohet në të 11 treguesit e Indeksit me pikë dhe përqindje, përkatësisht: Shkollimi 9.8 pikë, përfshirja financiare 38.1, punësimi 46.4, përdorimi i celularëve 86.1, përfaqësimi parlamentar 29.3, mbështetja ligjore 10, paragjykimi gjinor 1.08, diskriminimi në punë 6, dhuna nga partneri 8.2, siguria në komunitet 61.6 pikë, dhunë e organiizuar 0.

Sipas Indeksit të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar ndryshime të papërfillshme në shkollimin e grave, paragjykime gjinore, dhunë gjinore dhe përdorim celularësh, si dhe përmirësim në përfshirjen financiare të grave, përfaqësim parlamentar, mbrojtje ligjore dhe siguri në komunitet.

Lexo edhe:

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

Por këto nuk mjaftuan që të kapërcente në renditje asnjë nga vendet fqinje në rajon.

Maqedonia Veriore renditet 20 vende mbi Shqipërinë në këtë Indeks global, duke raportuar më shumë përfaqësim parlamentar të grave (38.3 pikë), përfshirje financiare (72.9), më shumë siguri të tyre në komunitet (64.9) dhe më pak dhunë nga partneri (3.1).

Indeksi ka të dhëna për Kosovën në 6 prej 11 treguesve të studimit, çka e bëri të pamundur vendosjen e saj në renditjen globale. Sipas treguesve të paraqitur për Kosovën, përfshirja financiare e grave është 43.7 pikë (më e lartë se Shqipëria), përdorimi i celularëve 89.6 (më e lartë se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore), mbështetja ligjore 10, diskriminimi në punë 9, dhuna nga partnerët 3.7, ndërsa siguria në komunitet 67.2 pikë (më e lartë se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore).

Indeksi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2019/20 hapet me Norvegjinë në vendin e parë dhe mbyllet me Jemenin në vendin e fundit 167.

Autorët e studimit voluminoz theksuan se e kryejnë Indeksin me besimin se “paqja e qëndrueshme mund të vijë përmes përfshirjes, drejtësisë dhe sigurisë për gratë”. /VOA/

Etiketa: graindeksiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

15:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

09:14 : 26/09/2025
SPORT

1 muaj jashtë fushave, Shqipëria humbet qendërmbrojtësin për sfidën me Serbinë

18:38 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ishte në kërkim për trafik armësh Shqipëri-Angli, arrestohet Roseljo Arifi

10:45 : 22/09/2025
AKTUALITET

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025
Para

Debatojnë me shefin e Policisë Rrugore, shkarkohen nga detyra 3 efektivë

TË GJITHA

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025

Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

12:43 : 28/09/2025

Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama

12:37 : 28/09/2025

U kap me mbi 27 kg kokainë në makinë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

12:23 : 28/09/2025

Opozita negociata për kandidatin për Tiranën/ Noka: Ja kush përjashtohet

12:16 : 28/09/2025

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

12:08 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com