• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për “Përmbaruesit”, propozimet e Manjanit rrëzohen në Komisionin e Ligjeve

21:29 : 18/07/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

I cilësuar si një nga projektligjet më të errëta, ai për zhvlerësimin e kolateralit të kredimarrësve, është rrëzuar njëzëri në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dështoi të bind anëtarët e komisionit për projektligjin që do të favorizonte oligarkët e bankave të nivelit të dytë.

Boldnews.al denoncoi e para këtë megaskandal që mbahej i fshehur prej kohësh nga Qeveria. Bëhet fjalë për zhvlerësimin në mënyrë marramendëse të pronave dhe pasurive të paluajtshme të qytetarëve dhe shitjen e tyre nën kosto. Sipas projektligjit të rrëzuar unanimisht gjatë ditës së sotme, nëse një qytetar kredimarrës për arsye të ndryshme nuk shlyen kredinë, kolaterali i tij (psh. banesa) do të nxirret në ankand sipas vlerësimeve të vendosura nga vetë qeveria dhe që janë poshtë çmimit të tregut. Por skandali thellohej edhe më tej, pasi nëse dështonin dy ankandet e para projekligji u jepte fuqi bankave që të blinin këtë pronë me 30% të vlerës.

Pikërisht në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Ministri Manjani kërkoi të mbronte këtë projektligj rrënues për qytetarët shqiptar, duke thënë se bankat po hasin me probleme.

“Në këtë moment sektori bankar ka dy sindroma, atë të inventarizimit të një numri të madh kolateralësh në bilancet e tyre, gjë që e bën të panatyrshën shërbimin bankar ashtu sikurse edhe sindroma tjetër, ajo e faturimit të shpenzimeve në bilancet e tij për ekzekutimin e vendimeve civile dhe ekzekutimi është ende jo efiçient.”– u shpreh sot Manjani para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

I pyetur nga deputetët e komisionit se në ç’vend të botës vlerësohet kolaterali me 30 % të vlerës, ministri Manjani është përgjigjur me ngritje supesh duke mos qenë në gjendje rë japë një shpjegim të qartë se nga ishte huazuar ky propozim.

Teksa fokusin e kishte sesi të zgjidhte problemet e bankave, ministri Manjani bëri përgjegjëse përmbaruesit privatë dhe publikë se marrin tarifën e ekzekutimit të vendimit (pra, të sekuestrimit të kolateralit) ndërkohë që sipas tij ekzekutimi nuk bëhet.

“Problemi themelor nga jemi nisur edhe ne për të propozuar ndryshimet në të dyja ligjet edhe atë të përmbarimit privat edhe atij publik, por edhe në Kodin e Procedurës Civile, ishte sepse përmbaruesit marrin tarifën e ekzekutimit të vendimit, e fusin në llogarinë e tyre dhe ekzekutimi nuk bëhet. Shërbimi privat ka edhe luksin që parazgjedh ato çështje që do, ato që kryesisht paguhen mirë dhe që në këtë rast vijnë nga sektori bankar. Ka një mijë e një arsye përse nuk mund të zbatohet vendimi, por ndërkohë lekët janë marrë.” – shtoi më tej Manjani.

Për të ndëshkuar zyrat përmbarimore, Manjani kishte menduar të rikthente “tarifën e suksesit”. Përveç emrit tërheqës, në fakt kjo tarifë është goditje pas shpine edhe ndaj zyrave përmbarimore. Sipas Ministrit të Drejtësisë, zyrat përmbarimore duhet të marrin 20% paradhënie të ekzekutimit të vendimit dhe 80 % pas ekzekutimit përfundimtar. Ky propozim që kërkon të fundos edhe zyrat përmbarimor për intersat e bankave nuk u prit mirë as në Komisionin e Ligjeve.

“Unë e di që shërbimi përmbarimor privat nuk është komod me ristrukturimin e tarifës, por suksesi i të ardhurave të tij duhet edhe të lidhet me suksesin e punës”-  u shpreh Ministri Manjani.

Për herë të parë dhe në mënyrë të papreçedentë Ministri i Drejtësisë pohoi se ky ishte një projektligj kryesisht i inicuar nga Shoqata e Bankave në Shqipëri dhe jo nga qeveria. Kjo tregon atë që paralajmëroi më herët Boldnews.al, për kapjen e pushtetit nga oligarkët e bankave.

“Kjo është një problematikë e ngritur në mënyrë sistematike në Qeverinë Shqiptare nga shoqatat e bankave por në këtë rast nga edhe nga Banka Botërore, e cila 2 ose 3 vite më parë ka sugjeruar që të bëhet një ndërhyrje në këtë çështje.”- vijon ministri Manjani.

Në prezantimin e projektligjit, Manjani nuk u kujdes për asnjë moment për të mbrojtur sadopak interesat e qytetarëve. Këtë e shfaqi edhe me ndërhyrjet e propozuara në Kodin e Procedurës Civile, ku sipas tij kredimarrësve nuk duhej tu jepej e drejta të ankimonin ekzekutimin për sekuestrimin e kolateralit, pasi kjo zvarriste procesin dhe natyrisht “goditen” bankat.

“Shumë debitorë ose edhe kreditorë, pra palët në procesin e ekzekutimit të vendimit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit gjyqësor përdorin procedurën e kundërshtimit të vëprimeve përmbarimore, për të filluar gjykimin nga e para dhe kjo jo vetëm çon në zvarritjen të ekzekutimit të vendimeve por bën në fakt edhe një goditje të thelbit të vendimit të gjykatës, që na ka ndodhur në disa raste, dhe kjo është edhe ndërhyrja përmes ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile.”– theksoi Manjani.

Gjatë dëgjesës, deputetët e Komisionit të Ligjeve kërkuan një sërë sqarimesh nga ministri Manjani për këtë projektligj. Mbi 20 pyetje që u bën në drejtim të tij nuk morën përgjigje qoftë nga Manjani por edhe nga ekspertët që kishte në krah. Deputetët Vasilika Hysi, Eduart Halimi, Dashamir Peza dhe Tahir Muhedini kundërshtuan ashpër propozimet e Ministrit të Drejtësisë dhe kërkuan sqarime mbi ndryshimet e ligjit të përmbarimit dhe Kodit të Procedurës Civile, të cilat i gjetën si një sponsorizim i një lobi që jo vetëm nuk i rregullon kreditë e këqija, por i fut qytetarët shqiptar në një kaos pa rrugëdalje.

Duke qënë të paqartë nga projektligji i Manjanit, deputetët propozuan që të bëhet një seancë dëgjimore me të gjithë grupet e interesit në mënyrë që tu jepet përgjigje pyetjeve që Ministri i Drejtësisë nuk i dha.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Reforma në Drejtësi/ Rama u shtron tjetër darkë ministrave dhe deputetëve të PS-së

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com