• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurs 6 mujor për të hyrë në polici, ja kriteret që duhen

14:40 : 26/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Hapen aplikimet për t’iu bashkuar Policisë të Shtetit. Mundësi për të qenë pjesë e policisë kanë studentëve që kanë mbaruar studimet e larta me mesatare mbi 8, në degët: drejtësi, informatikë, financë, ekonomi dhe inxhinieri elektronike.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje për aplikim. “15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim. Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane. Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”, shkruan Lleshaj.

Kriteret

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se ka hapur aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, deri në datë 15 shtator 2019.

Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Lexo edhe:

Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes

Numëron 7 paraqitje me Shqipërinë, Vllaznia këmbëngul për fantazistin 27-vjeçar

Veç Drejtorisë Vendore të Policisë, aplikanti mund t’i dorëzojnë dokumentet edhe pranë Komisariateve që janë pranë njësisë vendore.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100. Kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, ekonomike (degët ekonomi, financë) ose në shkencat kompjuterike(degët informatikë, elektronikë).

Formulari për aplikim: http://aplikime.asp.gov.al/apply

KRITERET E PËRGJITHSHME

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:
– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

KRITERET E VEÇANTA
Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:
– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë);
– të jenë nën moshën 30 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;
– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT;

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:
– Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njëjtën fushë studimi;
– Vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– Intervistimi i aplikantëve;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Ky lloj rekrutimi në Polici u eksperimentua në fillim të vitit, me ndryshimin e ligjit për policinë. Asokohe, Lleshaj e quajti nismën “një ngjarje historike”, megjithatë pati pakënaqësi në radhët e policisë.

Ndryshimet ligjore sjellin revoltë! Për kë po e hap Lleshaj, Policinë?

Lajme të lidhura

BOTA

Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes

12:23 : 21/06/2025
SPORT

Numëron 7 paraqitje me Shqipërinë, Vllaznia këmbëngul për fantazistin 27-vjeçar

12:15 : 21/06/2025
AKTUALITET

Alarmi për ndërtimet/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

12:14 : 21/06/2025
AKTUALITET

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

11:57 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Për herë të 35-të, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

11:51 : 21/06/2025
Para

‘Ju ka bërë Tuna magji”/ Plasin komentet në adresën e Robertit

TË GJITHA

Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes

12:23 : 21/06/2025

Numëron 7 paraqitje me Shqipërinë, Vllaznia këmbëngul për fantazistin 27-vjeçar

12:15 : 21/06/2025

Alarmi për ndërtimet/ Muço: Në vit bëhen mbi 10 mijë apartamente, ndërsa popullsia është në rënie

12:14 : 21/06/2025

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

11:57 : 21/06/2025

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Për herë të 35-të, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

11:51 : 21/06/2025

1.2 milionë euro gjoba për Man.City-n gjatë sezonit, aryeja është qesharake

11:42 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com