• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Të falem nderit Profesor Jup Kastrati!

12:00 : 16/07/2019
në BOLD BLOG

Nga Luan Rama

Nuk ka një fjalë tjetër në gjuhën shqipe që të shprehë më mirë e më bukur nderimin, mirënjohjen, dhe falenderimin bashkë, si formë e epërme e ndjesisë së respekti dhe përulësisë së njeriut ndaj dikujt a disave që zenë një vend të veçantë në jetën e tij, se sa pasthirrma “të falem nderit”, prej nga ka ardhur më pas në trajtën më të përdorur të shqipes së sotme “faleminderit”, e krijuar nga përngjitja e dy fjalëve: “falem” dhe “nder”.
Në shqip, kjo është unike, por e tillë është krahasuar edhe me shumë gjuhë të tjera.

E bash për këtë arsye, edhe unë zgjodha t’i drejtohem me të falem nderit Profesor Jup Kastratit, këtij punëtori të palodhur e shembullor të shkencës gjuhësore shqiptare, dijetarit të madh, njeriut fisnik e modelit të qytetarit gjithnjë të angazhuar, të cilin pata fatin ta kem pedagog gjatë viteve të studimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Nuk jam unë i vetmi natyrisht që fati e zgjodhi ta veçojë ndër ata që patën si mësues Profesor Jup Kastratin. Para e pas mejë kanë qenë të shumtë studentët e Tij.
Unë si njëri ndër ta, kam të drejtën të jem krenar e detyrimin të jem mirënjohës, për gjithë sa ishte e mbetet në historinë e mësimdhënies e shkencës shqiptare, por edhe për gjithë sa na mësoi e na dha me shumë bujari. Padyshim, edhe për modelin që na ofroi Profesor Jup Kastrati.

Ndaj, sa herë kur unë kam mundësinë të shkoj në Shkodër, një herë në vit të paktën, kaloj edhe nëpër “Rrugicën e Kastratëve”. Në atë rrugicë ku kam kaluar si student për katër vjet me rradhë, teksa shkoja prej konviktit që gjendej në lagjen “Zdrale” për në fakultet, e ndaloj para portës së shtëpisë së Prof. Jup Kastratit.
Ndaloj para asaj porte ku kam hyrë sa e sa herë e ku me një mirësi që shfaqej e plotë në buzëqeshjen e tij e gjestet gjithë elegancë, veçori e spikatur e zotërnjëve shkodranë, më priste profesori im.

Lexo edhe:

Zjarret ‘pushtojnë’ Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë njerëz janë evakuuar

Nesho: Rama në agoninë e fundit politike, protestat i kanë hequr legjitimitetin

Gjithmonë në të njejtin vend, në atë këndin e vet të punës, mes librave të një biblioteke nga më të pasurat, unikale veçanërisht me fondin e albanologjisë.

Është një ritual i përvitshëm i imi, një referencë krenarie, mirënjohjeje, nderimi. Por edhe një pikëtakimi me njërin prej emrave, përmasa e të cilit na jep mundësinë të kuptojmë se përse Shkodra është e përveçuar në historinë tonë, për të gjithë ata që përbëjnē panteonin e saj të krenarisë intelektuale, e që janë po aq edhe krenari kombētare, anipse shumë syresh nuk janë në listat burokratike të pushtetit, ku gjenden emrat e atyre që janë nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, edhe pa qenë aspak të tillë.

Të falem nderit Profesor Jup Kastrati! Më ke dhënë të drejtën të jem krenar e të mburrem: unë kam qenë student i Profesor Jup Kastratit! Bashkëkohës e bashkëpunëtor me emra krenarie e kontributesh madhorë të gjuhësisë shqiptare si Aleksandër Xhuvani e Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Selman Riza, Kolë Ashta e të tjerë si ata.
Të gjithë emra të mëdhej: punëtorë të mëdhej për gjuhën shqipe, dijetarë të mëdhej të shkencës shqiptare! Një brez që nuk vjen më e që fatalisht, me ndonjë përjashtim si Profesor, Akademik Rexhep Ismajli që vazhdon të kontribujë në hullinë e tyre, mjerisht mbetet brez pa pasardhës.

Studentët e sotëm të filologjisë, nuk e kanë privilegjin të mburren me ndonjë emër të pedagogëve të tyre. Sepse ata janë studentë anonimësh.
Unë po, kam të drejtë të mburrem e të jem krenar: kam qenë student i Profesor Jup Kastratit!
Të falem nderit profesori im!

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarret ‘pushtojnë’ Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë njerëz janë evakuuar

17:53 : 26/07/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama në agoninë e fundit politike, protestat i kanë hequr legjitimitetin

17:35 : 26/07/2026
AKTUALITET

Aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd–Elbasan, kufizohet qarkullimi

17:14 : 26/07/2026
BOTA

Sulmi në paradën e krenarisë, qeveria gjermane: Akt terrorist islamist!

17:06 : 26/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet nesër kufiri me Greqinë, oraret

16:51 : 26/07/2026
AKTUALITET

Shifrat/ Cilat janë qytetet me popullsinë më “dembele” në Shqipëri

16:36 : 26/07/2026
Para

VIDEO/ Xhamajkani këndon këngë "Rama ik"

TË GJITHA

Zjarret ‘pushtojnë’ Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë njerëz janë evakuuar

17:53 : 26/07/2026

Nesho: Rama në agoninë e fundit politike, protestat i kanë hequr legjitimitetin

17:35 : 26/07/2026

Aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd–Elbasan, kufizohet qarkullimi

17:14 : 26/07/2026

Sulmi në paradën e krenarisë, qeveria gjermane: Akt terrorist islamist!

17:06 : 26/07/2026

Mbyllet nesër kufiri me Greqinë, oraret

16:51 : 26/07/2026

Shifrat/ Cilat janë qytetet me popullsinë më “dembele” në Shqipëri

16:36 : 26/07/2026

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

16:20 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş