• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrugët e florinjta”/ Jo vetëm Milot-Balldren, rritet kostot me mbi 20 mln euro edhe për Orikum-Dukat

16:36 : 30/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Jorida Tabaku, ish-deputete dhe anëtare e kryesisë së PD-së, ka reaguar për kostot e frikshme të qeverisë Rama për disa konçesione rrugësh, si ajo Milot-Balldre apo Orikum-Dukat.

“7 projekte ka programi 1 miliardë, i cili ka shkuar në 2,2 miliardë dhe të shtatë kanë të njëjtat probleme: kostot të fryra,aq sa kosto për një kilometër shkon deri në 22 milionë euro, propozime të pakërkuara, kompani që janë të vetme në konkurim duke qenë ofertues të vetëm dhe të gjitha me lidhje me mazhorancën dhe Partinë Socialiste”, shkruan Tabaku në një postim në rrjet.

Postimi nga Jorida Tabaku

Në shtator të vitit të kaluar Partia Demokratike lancoi platformën kundër oligarkisë, duke prodhuar edhe pakënaqësi, sepse për herë të parë një forcë politike denoncoi me fakte, me shifra dhe me emra korrupsionin që po ndodhte me tenderat dhe koncesionet, por dhe personat përgjegjës për këtë. Jo vetëm kaq, por ofruam një zgjidhje dhe rrugëdalje nga ky sistem oligarkësh.

Sigurisht që i gjithë ky sistem, i ngritur ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën. I cili ka ideuar, krijuar e ngritur një sistem korruptiv unik për Europën e më gjerë, ku çdo herë që ka një projekt publik nuk është kurrë interesi publik në qendër, por ai privat.

Lexo edhe:

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

7 projekte ka programi 1 miliardë, i cili ka shkuar në 2,2 miliardë dhe të shtatë kanë të njëjtat probleme: kostot të fryra,aq sa kosto për një kilometër shkon deri në 22 milionë euro, propozime të pakërkuara, kompani që janë të vetme në konkurim duke qenë ofertues të vetëm dhe të gjitha me lidhje me mazhorancën dhe Partinë Socialiste.

Rruga që ka ndjekur qeveria për të fryrë kostot e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara është e njëjta me skemën e ndjekur për ndërtimin e tre Inceneratorëve, Unazës së Re apo dhe çdo lloji tjetër të PPP-ve.

Për Milot-Balldren kosto fillestare me të cilën kompania ANK fitoi e vetme PPP-në ishte 113 mln euro. Kjo vlerë u rritfillimisht në 161 mln euro dhe jo më larg se disa ditë më parë qeveria propozoi një tjetër rritje që e çon koston e rrugës në 256 mln euro (me TVSH) me një afat 15 vjeçar si PPP.

Sa i takon rrugës tjetër “Orikum-Llogara”, qeveria në tenderin e parë për këtë PPP kishte vendosur shifrën prej 50 mln euro e cila u fitua nga kompania Gjikuria për një periudhë 13 vjeçare. Por kjo shifër kapërcen në 70 mln euro sot me kontratën e re.

Në kundërshti të plotë me këshillat dhe udhëzimet e FMN, qeveria ka vendosur që vjedhurazi të rrisë kostot e PPP-ve përkëto dy rrugë. Duke fshehur procedurat dhe duke i shkelur ato, qeveria ka kaluar dy VKM të cilat fryejnë artificialisht kostot e secilës rrugë.

Ndonëse qeveria është e detyruar të publikojë kontratat, derimë sot nuk kemi lexuar asgjë në platformën elektronike, vendi ku sipas detyrimit ligjoror duhet të shfaqej njoftimi për ndryshimet. Asnjë prej tyre nuk ishte transparente deri kur u publikuan sot pasi u dorezuan me procedurë të përshpejtuar në kuvend.

Sipas kontratave që ajo ka dërguar në kuvend, rruga “Milot-Balldren” tanimë kushton 256 mln euro me tvsh, një vlerë që është 147 mln euro më e lartë se sa kosto e përllogaritur në fillim të dhënies së kontratës. Sakaq, për rrugën tjetër “Orikum-Llogara” vlera e re e kontratës është 70 mln euro pa TVSH, që është një vlerë mbi 20 mln euro më lartë se sa ajo e parashikuar në kontratën fillestare. Megjithëse gjasat janë që këto të mos jenë vlerat përfundimtare të këtyre kontrateve.

Kjo skemë e shëmtuar e fshehjes së kostove reale shumë shpejt do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve shtrenjtë.

Sa më shumë të gërmosh në kontratat e PPP-ve të qeverisë aqmë shumë zbulon projekte anti-ligjore dhe në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian. Projekte që rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe e trajtojnë buxhetin e shtetit si një qese ku mund të hapësh një të çarë nga ku do të rrjedhin pafundësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve.

E vetmja mënyrë për të luftuar këtë situatë është implementimi i shpejtë i ligjit anti-mafia dhe anti-oligarki që opozita ka propozuar. Beteja jonë kundër oligarkisë është e sinqertë. Shqipëria dhe shqiptarët janë sot të etur për një ekonomi të shëndetshme, për një qeveri që e trajton buxhetin me seriozitet dhe jo që fryen kostot e projekteve për të mbushur xhepat e oligarkëve. Kushdo që ka tenderuar e do të firmosë ato kontrata duhet të jetë sot para drejtesisë!

Kontratat e paraqitura sot në kuvend, janë vetëm fillimi i fryrjes artificiale të projekteve “1 mld euro”. Babëzia e kësaj qeverie është e atillë saqë pushtetin do ta përdorin për abuzime dhe vjedhje edhe më të mëdha edhe më të paskrupullta. Beteja jonë është të çlirojmë të tashmen nga duart e oligarkëve dhe të ardhmen nga skllavërimi i shqiptarëve.

Etiketa: kostotrrugetTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

20:25 : 15/10/2025
AKTUALITET

Triathlon në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen dhe devijimet e linjave urbane

08:13 : 21/09/2025
AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
Para

FOTO/ Angela Martini dhe Donald Trump, zbulohet lidhja...

TË GJITHA

Dyfytyrësia e Gonzatos

12:05 : 13/11/2025

Tentativa e hakerimit të SPAK/ Merret nën hetim ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

11:44 : 13/11/2025

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025

Kryenin marrëdhënie seksuale në ambiente publike në Shkodër, e pëson çifti i moshuar

11:38 : 13/11/2025

Europol arreston 4 pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

11:33 : 13/11/2025

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com