Nga Boldnews.al
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me drejtues Auron Taren, është kujtuar për të vendosur sinjalistiktë të vijës bregdetare. Nëpërmjet një tenderi me vlerë 166 milionë lekë të vjetra, Tare kërkon që të vendosë tabela në 41 plazhe në të gjithë Shqipërinë.
E çuditshmja në këtë tender është koha kur do të bëhet ky tender. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, është hapur procedura “krijimi i sinjalistikës në vijën bregdetare”. Fondi limit është 16 649 155 lekë pa tvsh. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 45 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Pra, tenderi do të bëhet më 14 korrik, dhe në këtë datë, nëse nuk dështon, do të shpallet fituesi. Fituesi nga ana e tij ka afat 45 ditë për vendosjen e tabelave, që i bie ta përfundojë në përfundim të muajit gusht, kur dhe mbaron sezoni i plazhit.
Ende nuk dihet përse po bëhet tani ky tender, pasi fare mirë mund të realizohej disa muaj më parë dhe tashmë do të ishin vendosur. Tenderi ngre hije dyshimi se mund të bëhet për afera klientelizmi, pasi ato nuk do tu shërbejnë qytetarëve, por vetëm xhepave të shtetarëve.
Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, plazhet e përfshira në këtë projekt për pajisjen me sinjalistikën përkatëse janë plazhet e shprehura sipas vendimit të këshillit të ministrave Nr. 321, datë 28.5.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”. Fillon nga plazhi i Velipojës dhe përfundon në Sarandë.
Nuk përfshihen plazhet në të cilat po kryhen punime në kuadër të Shëtitores së Vlorës (Lungomare), të cilat janë Plazhi i Vjetër (Vlorë), Plazhi Uji i Ftohtë-Jonufer (Vlorë), Plazhi Himarë 1, Plazhi Himarë 2, Plazh Qeparoit 1,Plazhi Qeparoit 2.
Sipas Tares, forcë shtytëse për realizimin e këtij projekti është gjendja aktuale e sinjalistikës në plazhet kryesore të vijës bregdetare, e cila nuk është në parametrat e duhura ose nuk ekziston fare dhe si rrjedhojë bën të pamundur orientimin e pushuesve vendas dhe të huaj.
Tabelat në plazhe u tregojnë përdoruesve të plazhit rreziqet, veprimet e ndaluara, shërbimin e rojeve bregdetare dhe informacione lokale.
Të gjitha figurat, pamjet e tabelave të paraqitura janë vetëm në funksion të ilustrimit të tipologjisë së tabelës. Informacioni që përmbajnë nuk është i lidhur direkt me plazhin të përdorur si shembull.
Tabelat treguese që janë objekt i këtij prokurimi janë kategorizuar në grupet e mëposhtme: Tabela të Hyrjeve Kryesore, Tabela të Hyrjeve Dytësore, Tabela Rikujtuese dhe Tabela Drejtuese ose me Simbole.
Plazhet
- Plazhi i Velipojës
- Plazhi i Shëngjinit
- Plazhi i Tales
- Plazhi i Gjiri të Lalzit
- Plazhi Rrushkull
- Plazhi Hamallaj
- Plazhi i Katundit të Ri
- Plazhi Currila 4
- Plazhi Currila 5
- Plazhi i Durrësit
- Plazhi i Rrashbullit
- Plazhi Golem
- Plazhi Qerret
- Plazhi i Gjeneralit
- Plazhi i Spillesë
- Plazhi i Divjakës
- Plazhi Seman 1
- Plazhi Pishë Pore
- Plazhi Radhimë
- Plazhi Orikum 1
- Plazhi Orikum 2
- Plazhi Dhërmi 1
- Plazhi Dhërmi 2
- Plazhi Jalë
- Plazhi Livadhë
- Plazhi Potam
- Plazhi Llaman
- Plazhi i Borshit
- Plazhi i Bunecit
- Plazhi Lukovë 1
Dokumenta Standarde të Tenderit
- Plazhi Lukovë 2
- Plazhi Lukovë 3
- Plazhi Kakome
- Plazhi Sarandë 1
- Plazhi Sarandë 2
- Plazhi Sarandë 3
- Plazhi Sarandë 4
- Plazhi Sarandë 5
- Plazhi Sarandë 6
- Plazhi Sarandë 7
- Plazhi Sarandë 8