• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni dhe arroganca godasin ekuilibrat në shoqëri/ Mesazhi i fortë i Presidentit drejtuar…

15:22 : 05/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në nisje të muajit të Ramazanit, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një mesazh të fortë, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë shqiptarët.

Kreu i Shtetit thekson se korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre shpesh godasin ekuilibrat në shoqëri.

Presidenti thekson se koha që jetojmë reflektojn probleme të mëdha brenda familjes, ndërsa shton se rinia është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet.

Kemi nevojë, dhe agjërimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen evropianë.

Mesazhi i Ilir Metës

Lexo edhe:

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!

Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.

Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.

Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.

Kemi nevojë, dhe agjërimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen evropianë.

Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!

Etiketa: mesazhiMetaramazan

Lajme të lidhura

BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Helmimi masiv i banorëve të Bulqizës, apeli i fortë/ Prokuroria të nisë hetimet, qytetarëve…

TË GJITHA

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

18:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha (Video)

18:34 : 16/11/2025

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

18:25 : 16/11/2025

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

18:15 : 16/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com