• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta në Tiranë, Daily Mail raporton hap pas hapi/ Mijëra mbështetës të opozitës u shfaqën… (FOTO)

09:21 : 14/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të veccantë protestës së organizuar nga opozita në Shqipëri, mbrëmjen e së shtunës.

Protesta e cila nisi përpara godinës së Kryeministrisë u zhvendos më pas në atë para Parlamentit, ku protestuesit dhe policia patën përplasje, ndërsa forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës për shpërndarjen e qytetarëve.

Daily Mail ka pasqyruar hap pas hapi protestën, ndërsa shkruan se mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën në Bulevradin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur fishekzjarre dhe lëndë të tjera piroteknike ndaj policisë.

Artikulli i plotë

Partitë opozitare shqiptare u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Disa u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me kanalet e ujit.

Lexo edhe:

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën në Bulevradin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur fishekzjarre dhe lëndë të tjera piroteknike ndaj policisë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj. Policia nuk e përdori gazin lotsjellës në Kryeministri, por e përdori atë kur demonstruesit u përpoqën të sulmonin Parlamentin.

Demonstruesit qëndruan më shumë se dy orë para Parlamentit duke hedhur vazhdimisht objekte dhe fishekzjarre. Në një makinë që ishte parkuar afër Parlamentit, iu vu zjarri. Policia u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë, por më pas nisën hedhjen e gazit lotsjellës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj denoncoi sulmet ndaj policisë, duke thënë se pesë policë u plagosën. Disa demonstrues dhe disa gazetarë u prekën gjithashtu nga gaz lotsjellës.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, se janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për një kabinet tranzitor pa Rama kryeministër, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të reja.

“Shkon përtej nevojës urgjente një rotacion i menjëhershëm politik”,- tha Basha.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të vazhdojnë protestat e përditshme.

Ndërsa Rama, i cili është në një udhëtim jashtë vendit, shprehu keqardhje për sulmet ndaj policisë, duke reaguar në faqen e tij në Tëitter, ku shkruante se policia:

“Duhet të përballet me tejkalimet fizike të një politike të dëshpëruar”.

Në protesta që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të Kryeministrisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me kanalet e ujit.

Protesta e mbrëmjes së djeshme u mbyll pas më shumë se 4 orësh protestë në sheshin para Kryeministrisë dhe atë para Parlamentit.

Ligjvënësit e opozitës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament. Ndonëse disa vende të lira janë marrë nga kandidatët e tjerë të opozitës, socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende.

Në qershor, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit të plotë dhe të mbajnë zgjedhje bashkiake.

Etiketa: daily mailopozitaprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025
BOTA

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025
BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
AKTUALITET

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

11:13 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

08:52 : 26/09/2025
AKTUALITET

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare

08:28 : 24/09/2025
Para

Basha pas protestës: Qytetarët nesër me dinjitet, kriminelët pas hekurave!

TË GJITHA

Para samitit të BE, Danimarka ndal të gjithë dronët civilë

11:15 : 29/09/2025

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca

11:03 : 29/09/2025

Korrupsioni 8000 euro/ Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu ushtrimin e profesionit

11:01 : 29/09/2025

Raporti i DASH për investimet, Tabaku: Korrupsioni dhe klientelizmi po shkatërrojnë Shqipërinë

10:47 : 29/09/2025

Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

10:41 : 29/09/2025

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Niko Peleshit

10:33 : 29/09/2025

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

10:31 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com