• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seria e vrasjeve në Shkodër, show Xhafaj-Prela me “Vol-Vo 4” shkatërroi hetimet

09:05 : 31/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Nxitimi i Policisë së Fatmir Xhafaj dhe Prokurorisë së Donika Prelës për të realizuar operacionin e paplotë, por me nuanca show, të njohur me emrin “Vol-vo4”, u ka lënë hapësirë grupeve kriminale në Shkodër që të vijojnë serinë e përgjakshme të vrasjeve në qytetin verior, me viktimat e radhës të shënuara paraditen e kësaj të shtune.

Astrit dhe Brahim Bilali i shtohen bilancit të rëndë të atentateve, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria lokale thjesht numërojnë viktimat dhe i shndërrojnë në statistika.

Në Tetor 2018, Fatmir Xhafaj dhe Donika Prela u vunë në krye të operacionit, ku u arrestuan disa eksponentë të rëndësishëm të grupit ‘Bajri”, një prej më të zhurmshmëve në Shkodër.

Pas këtij operacioni, Policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda deklaruan triumfator se shkatërruan bandën kriminale dhe i dhanë fund vrasjeve në qendër të qytetit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash

Por, realiteti është ndryshe. Të arrestuarit e grupit “Bajri” nuk akuzohen për përfshirjen në serinë e përgjakshme të vrasjeve të muajve të fundit, pavarësisht se Policia dhe Prokuroria i akuzon ata në deklarata mediatike si pjesë e këtij zinxhiri të përgjakshëm.

Deri më tani, “Bajrat” nuk akuzohen zyrtarisht për vrasjet e vitit 2018 dhe 2019. Gjithashtu, edhe për “rivalët” e tyre nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga institucionet shtetërore, ndërkohë që atentate me viktima janë shndërruar në një ‘rutinë” të përmuajshme në Shkodër.

Burime nga Policia e Shkodrës deklaruan për “Boldnews.al” se ndërhyrja “spektakolare” e Tetorit 2018 ishte thjesht një show që u nevojitej drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të Prokurorisë Shqiptare.

Madje, të njëjtat burime hedhin dyshime edhe për “nxitim të qëllimshëm” në rastin e ndërhyrjes, në kohën kur agjentët në terren po punonin për dokumentimin me prova të autorëve të vrasjeve.

Por, arrestimi i parakohshëm i një pjese të grupit “Bajri” dëmtoi rëndë hetimet në zhvillim, të cilat kishin në fokus pikërisht serinë e atentateve.

Aktualisht, Bajrat dhe persona të tjerë, gjenden në qeli nën akuzat e trafikut të narkotikëve, përkundër pretendimeve publike të Policisë dhe Prokurorisë se ata mund të jenë agresorë dhe njëkohësisht objektiv i atentateve me viktima.

Punonjës të Policisë së Shkodrës deklarojnë në mënyrë konfidenciale se institucionet ligjzbatuese në qytet janë “të paralizuara” për hetimin e kësaj serie ngjarjesh kriminale.

Shkodra sot vuan largimin e bizneseve të mëdha. Kjo u ka krijuar bandave lokale kriminale që të përfshihen në një luftë për territore. Zyrtarët policorë dhe të Prokurorisë, ashtu si edhe qytetarët e Shkodrës, janë në dijeni të plotë të personave të përfshirë.

Por, për shkak të frikës, neglizhencës dhe paaftësisë së institucioneve hetimore, gjendja e kriminalitetit në kryeqendrën e Veriut vijon të jetë shumë e rënduar.

Prokuroria e Shkodrës, e drejtuar nga Ylli Pjetërnikaj, ka shkëlqyer në dështimin e saj. Prej më shumë se një viti, kur Pjetërnikaj është në krye të organit hetimor të Shkodrës, nuk është zbuluar asnjë prej autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale.

Etiketa: PrelaShkoderxhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zbulohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, e pësojnë tre kryetarë fshatrash

13:52 : 24/08/2025
AKTUALITET

Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës

13:11 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shkodër–Koplik, plagoset bashkë me dy pasagjerët

19:56 : 23/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025
KULTURE

Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918

14:47 : 20/08/2025
Para

Vdiq gjatë lindjes, por vetëm 24 orë më pas ndodh mrekullia

TË GJITHA

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com