Një person është plagosur gjatë orëve të natës në Korçë.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku një 27-vjeçar me inicialet R. M., ka mbërritur në Spitalin e Korçës i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Në lidhje me këtë ngjarje tani janë shoqëruar 6 persona.
Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit.
Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.