Franca ka mposhtur Rumaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian 2016, ku Dimitri Payet shënoi një gol të bukur në minutën e 89, duke vulosur rezultatin 2 me 1.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0, ndërsa me rifillimin e ndeshjes në pjesë të dytë ka qenë Franca e para që kaloi në avantazh, e më pas Rumani barazoi me penallti.
Kjo ndeshje u pasua me ceremoninë hapëse të Euro 2016, e cila me të vërtetë ishte e organizuar në mënyrë perfekte.
Një gol “magjik| i shënuar nga Dimitri Payet i kanë dhënë Francës fitoren 2-1 ndaj Rumanisë dhe mundësinë për të pasur një fillim të ëndërruar të veprimtarisë që po zhvillohet në vendin e tyre. “Perla” e Payet, një goditje spektakolare nga jashtë zone, dy minuta para fundit, bëri që të shpërthejë festa në “Stade de France”, ku pati duartrokitje masive për Payet, heroin e ndeshjes së parë në Euro 2016. Në atë moment ndeshja ishte mbërthyer në barazim 1-1, pasi penalltia e Stancu zhvlerësoi golin e shënuar nga Giroud. Hugo Lloris bëri një pritje vendimtare në fillim të ndeshjes Rastin e parë për shënim në Euro 2016 e pati Rumania, kur në minutën e katërt të ndeshjes mesfushori Pintili goditi me kokë nga një distancë e afërt me portën, por topi u prit mrekullisht nga kapiteni i Francës, Hugo Lloris.
Me t’i shpëtuar rrezikut, Franca nisi të reagojë, por edhe “gjelat” nuk patën fat kur Antonie Griezmann tronditi shtyllën me një goditje me kokë, kur u mbush çerekore lojë. Griezmann nuk pati fat as pak çaste më vonë, i shërbyer nga Payet, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një goditje me kokë nga Giroud, por topi përfundoi mbi traversë. Oliver Giroud kaloi në avantazh Francën Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i ngjashëm me të parën. Rumania e nisi rrezikshëm, por Stancu nuk arriti të shënjestrojë portën, ndryshe nga Oliver Giroud, i cili goditi kuadratin në minutën e dhjetë, por u ndal nga portieri mik Tatarusanu. Portieri i Fiorentinës bëri mrekullinë edhe kur ndali tentativën fluturimthi të Paul Pogba, por vetëm pak sekonda më vonë, në minutën e 58-të, një gabim trashanik i Tatarusanu në dalje ajrore i dha mundësinë Giroud të shënonte golin e Francës, i pari në fazën finale të Europianit “Francë 2016”. Dimitri Payet ishte “heroi i Francës” Gjithsesi, nuk u mbushën as dhjetë minuta dhe Rumania shtangu “Stade de France” duke barazuar me penallti.
Gjyqtari akordoi një 11-metërsh shumë “zemërgjerë” për një ndërhyrje të Evra ndaj Stanciu dhe nga pika e bardhë nuk gaboi pikërisht Bogdan Stancu. Goli i pësuar duket se shtangu vendasit që nuk arritën të reagojnë siç duhet. Megjithatë, dy minuta para fundit, Payet konfirmoi sezonin e mrekullueshëm që mbylli me West Ham, duke shënuar një gol “magjik” nga jashtë zone. Franca e nis Euro 2016 me tre pikë. Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Deschamps do të ndeshet me Shqipërinë.
All Goals & Highlights – France 2-1 Romania… by Football2Live