• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronat me mbivendosje, ja dy mënyrat për t’u zgjidhur/ Lame shpjegon proçesin dhe…

14:42 : 03/03/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, sqaroi dje se si do të funksionojë Agjencia Shtetërore e Kadastrës që pritet të ngrihet shumë shpejt me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Kadastrën.

Në një intervistë për “Oranews”, kreu i ALUIZNI- t sqaroi edhe mënyrën se si do të shkrihen dy institucionet kryesore të pronës në vend për të krijuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas Lames, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ato të Agjencisë Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Ndërtimore Informale do të shkrihen në një. Në këtë mënyrë, procedura për legalizimin dhe më pas hipotekimin e ndërtimeve pa leje do të bëhet në një sportel të vetëm.

Këto sportele do të jenë të ADIS, që, sipas Lames, janë shembulli se si i shërbehet qytetarëve. Drejtori i ALUIZNI-t foli edhe për problematikën e mbivendosjes.

Sipas tij, qytetarët kanë dy mënyra për ta zgjidhur vetë këtë problem. E para, sipas tij, është procedura juridike ku qytetarët i drejtohen Gjykatës, ndërsa e dyta është gjetja e një marrëveshjeje me ndërtuesin që ka zënë tokën e pronarit. Për këtë problematikë, Lame fajëson administratën e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që kanë lejuar krijimin e mbivendosjeve kur për të njëjtën pronë kanë dalë disa pronarë.

Lexo edhe:

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

Pastrim parash në prona e mallra luksi! Ish-zyrtari merr ‘dhuratë’ 140 mijë €, 18-vjeçarja me vilë 1.5 mln €

Shërbimi në sportelet e kadastrës

Ne përzgjodhëm këtë formë të re për disa arsye. E para, mënyra se si shërben ADIS-a është në mënyrë të padiskutueshme institucioni më me nivel sot në Republikën e Shqipërisë. Pritja, ambientet, situata, radha, është në një farë mënyrë, për një pjesë të shoqërisë, ta themi edhe hapur, është edhe edukim. Pra, ne jemi ulur sot në disa ulëse të reja, në një vend ku pritet radha, ku merret një numër dhe t’i shërbehesh sipas atij numri dhe me radhë. Arsyeja tjetër është se duke futur në Tiranë brenda godinës së Hipotekës së sotme, kadastrës së nesërme, në një farë mënyrë fillojmë atë procesin që do të jetë shkrirja e këtyre shërbimeve dhe institucioneve për të arritur në fund te krijimi i kadastrës si një institucion i vetëm. Kështu që nuk do të kemi më sorollatje, pasi jemi brenda së njëjtës godinë.

Këtë projekt me Tiranën do ta vazhdojmë shumë shpejt, çështje javësh me Fierin, do ta vazhdojmë me Elbasanin ku jemi duke i mbyllur me të dyja këto qendra urbane shumë të mëdha dhe me shumë problematika. Që do të thotë, do të fusim brenda të njëjtit institucion, Hipotekën, ALUIZNI- n dhe mbyllet qarku brenda të njëjtit institucion për të vazhduar më tej në qytetet e tjera.

Heqja e burokracive

Kjo gjë kthehet masive në të gjithë Shqipërinë dhe si hap të parë shmang zvarritjen e qytetarëve sa një institucion në tjetrin. Si hap të dytë shmang gjithë korrespondencën absurde të institucioneve me njëritjetrin, pasi do të jetë një institucion që do ta mbyllë tashmë brenda vetes të gjithë punën. Duket si gjë e vogël, por bëhet fjalë që vetëm mes dy institucioneve, ALUIZNI – ZRPP bëhet fjalë për 10 mijë korrespondenca në vit. Nëse bëhen 30 mijë legalizime në vit, janë të paktën rreth 30 mijë letra që venë e vinë mes ALUIZNI-t dhe hipotekave për përgatitjen e dokumentacionit. Imagjinoni se çfarë mase kolosale burokratike shmanget dhe hiqet në një anë. Të gjitha këto janë copëza hapash drejt asaj që duhet të jetë, sfida e madhe e Kadastrës së nesërme.

Përparësia e vetëdeklarimeve

Tani, ne kemi bërë një ndarje pune, u kemi dhënë përparësi absolute vetëdeklarimeve të viteve 2005- 2006 sepse realisht nuk ka kuptim që ne midis dy vetëdeklarimeve, një të vjetri dhe një të riu, të merremi me të rinjtë dhe po fokusohemi vetëm te të vjetrit. Kështu që praktikisht ne merremi vetëm me vetëdeklarimet e vjetra. Përfitoj nga rasti për ta kujtuar për këdo, që fokusi i ALUIZNI- t është të përmbyllë në radhë të parë çfarë ka mbetur nëpër arkiva, nëpër qoshet tona, vetëdeklarimet e vjetra.

Ngërçi i mbivendosjes së pronave

Kjo është pjesë e barrës 25-vjeçare të mosregjistrimit të akteve të njëpasnjëshme të pronësisë. Pra, e thënë më thjesht, një qytetar ka blerë një tokë në vitin 1997 dhe e ka regjistruar. Po në atë tokë kanë ndërtuar pronarë të tjerë. Loja e turpshme e mëparshme e Hipotekës është se nuk ka paraqitur aktin e pronësisë së zotëruesit të tokës, por ka vepruar me aktin e pronarëve pretendues. Dhe kështu gjendet i njëjti truall me dy palë pronarë. Për këtë, ka dy zgjidhje, njëra është zgjidhja juridike me gjyq dhe tjetra është me marrëveshje me personin që ka ndërtuar mbi tokën.

Etiketa: ALUIZNILameprona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

21:11 : 28/05/2026
AKTUALITET

Pastrim parash në prona e mallra luksi! Ish-zyrtari merr ‘dhuratë’ 140 mijë €, 18-vjeçarja me vilë 1.5 mln €

15:30 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje me pushtetin”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

21:55 : 05/05/2026
AKTUALITET

“Ti hap trutë”/ Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ‘luftë’ për pronën

22:56 : 01/05/2026
AKTUALITET

Skandali në Lushnje/ Si u pajis me certifikatë pronësie uzurpuesi i pronës private. Roli i Fatos Tushes dhe Evis Qyres

20:36 : 30/04/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja kapërcen kangjellat: Majlinda Cara më ka vjedhur pronat, ku janë prokurorët?!

14:29 : 15/04/2026
Para

FOTO-VIDEO/ Zjarri rrezikon stacionin Fushë-Krujë, polici zjarrvënësit: Digji natën, jo ditën

TË GJITHA

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom