• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja në gjykatë/ Prokuroria ngre akuza për trafik droge dhe korrupsion ndaj Sajmir Tahirit

15:52 : 27/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarëve të lartë të policisë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.

Të enjten, më datë 28 shkurt pritet që Tahirit t’i komunikohen akuzat për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion nga prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ky veprim i organit të akuzës vjen pas vendimit të gjykatës të tre javëve më parë, që i kufizoi kohën prokurorëve të Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, duke u kërkuar atyre që të konkludojnë në një vendim përfundimtar deri më datë 10 mars. Ka qenë vetë ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ai i cili ju drejtua më parë gjykatës me kërkesë për kundërshtim të zgjatjes për të disatën herë të hetimeve që zhvilloheshin ndaj tij.

“Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Deri më 10 mars koha numërohet mbrapsht, ka kohë deri atëherë. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë drejtësinë që më takon”, pohoi atëherë ndër të tjera Tahiri.

Më datë 17 janar 2019, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi shtyrjen e afateve të hetimit me tre muaj të tjerë për Tahirin, në pritje të përgjigjeve të letër-porosive të dërguara nga autoritetet e drejtësisë italiane dhe atyre të Malit të Zi. Po ashtu u vendos shtyrja e hetimit edhe për Jaeld Çelën, por të dy ata vendosën të kundërshtojnë me ankim në gjykatë.

Lexo edhe:

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish-kreu i Policisë së Vlorës ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë lokale, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane, teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e Armando Koçerrit u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 ton cannabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata. Gjatë kësaj periudhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letër-porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat./BIRN/

Etiketa: akuzaprokuroriaTahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

12:32 : 02/06/2026
AKTUALITET

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

21:23 : 25/05/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

09:38 : 15/05/2026
AKTUALITET

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

14:56 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Lobist i Ramës”/ Berisha nuk tërhiqet nga akuzat për Gonzaton: I bazoj në burime!

12:57 : 11/05/2026
BOTA

Mbyllen hetimet për ish-komisionerin e zgjerimit, BE e liron nga akuzat

17:31 : 08/05/2026
Para

Surprizat e motit/ Ja çfarë ndodh me kohën sot dhe nesër

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom