• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mundet Kocijancic të shpëtojë Ramën nga djegia e mandateve/ Ja qëndrimet Zëdhënëses së KE…

11:22 : 19/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Komisionit Europian, ka reaguar një ditë më parë lidhur me vendimin e opozitës shqiptare për djegien e mandateve të deputetëve.

“Thirrjet e disa anëtarëve të opozitës për të bojkotuar Parlamentin dhe lënien e mandateve të tyre është diçka jo produktive dhe shkon kundër përpjekjeve të vendit dhe reformave drejt BE-së. Ne presim nga qeveria dhe opozita të përfshihen në bisedime konstruktive, me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, u shpreh Kocijancic.

Por deklarata e zyrtares së Brukselit duket se ka disa paqartësi. Së pari përfaqësuesit e opozitës, të paktën publikisht, nuk kanë diskutuar për bojkot, por për një vendim që ka të bëjë me dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.

Lexo edhe:

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate

Në deklaratën e saj Kocijancic flet për “thirrje”, ndërkohë që reagimi i saj ka ardhur, ose është transmetuar disa orë pasi opozita kishte marrë vendimin zyrtar për djegien e mandateve.

Ajo apelon për tejkalim të situatës dhe uljen në dialog mes palëve, kur opozita ka vënë si kusht krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Pra në tërësi duket se deklarata e Kocijancic ose nuk është korrekte në kohë, pra kur i është servirur opinionit publik, ose ajo nuk është e informuar lidhur me atë që kishte ndodhur në mjedisin politik shqiptar.

Reagimi i zyrtares nga Brukseli, pa folur më parë Ambasadori i BE-së në Tiranë, duket paksa i sforcuar, ose në rastin më të mirë, si një përpjekje e linjës qeveritare për të përfshirë Zëdhënësen e KE-së, në një reagim, për të treguar se ndërkombëtarët janë kundër vendimit të opozitës.

Kocijancic iu servir opinionit në Shqipëri disa orë pasi në zyrën e Ramës shkuan Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Të dy diplomatët më të rëndësishëm në Tiranë zhvilluan takimin në Kryeministri pak minuta pasi opozita në tërësi zyrtarizoi djegien e mandateve dhe me një logjikë të thjeshtë nëse do të mendonin se çelësi i zgjidhjes së situatës politike ishte te opozita, ata nuk do të shkonin te Rama.

Pra mesazhi që dhanë indirekt dy diplomatët ishte që topi ishte në fushën e Ramës, pas vendimit ekstrem të marrë nga deputetët e opozitës.

Por çfarë qëndrimi ka mbajtur Kocijancic lidhur me zhvillimet shqiptare?

Zëdhënësja e KE është deklaruar publikisht kundër vendosjes së taksës nga qeveria Haradinaj për produktet dhe mallrat serbe.

Ajo deklaroise masa shkel Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Brukseli pret që Presidenca e Kosovës e CEFTA-s të përmbushë detyrimet e saj dhe ta tërheqë këtë masë.

Sipas Brukselit, rritja e tarifave të Kosovës minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Një tjetër moment, kur Kocijancic ka reaguar ishte ai për kufinjtë.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç është pyetur nga “Zëri i Amerikës” nëse është Brukseli ai që e ka futur në axhendën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës çështjen e minierës së Trepçes.

Zonja Koçijançiç dha këtë përgjigje: “ne nuk komentojmë çështjet që ata duan t’i diskutojnë. Ata i sjellin në tryeze çështje të cilat i konsiderojnë të hapura dhe pastaj vendosin nëse duhet t’i diskutojnë të gjitha ato çështje, ashtu që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të gjitha temat e hapura”.

Ky reagim i zonjës Koçijançiç pasoi një reagim të mëhershëm të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që reagoi ashpër ndaj qëndrimit të Brukselit për vendimin e qeverisë në Prishtinë për të marrë pronësinë e të gjithë minierës së Trepçës.

Lidhur me zhvillimet në Tiranë, Kocijancic ka mbajtur një qëndrim të ashpër edhe gjatë kohës kur PD protestonte në atë që njihet si çadra e lirisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që nuk gjenden reagime mbi kanabizimin e Shqipërisë.

Në kohën kur në Kuvendin e Shqipërisë mbërriti kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Sajmir Tahirit, që u rrëzua poshtë nga mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Rama, Kocijancic do të deklaronte “nuk mund të komentoj punën e Kuvendit të Shqipërisë, por qëndrimi i Bashkimit Europian është shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që hetimi për këtë cështje dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërrmerren në përputhje me standartet ndërkombëtare. Ka edhe një bashkëpunim ndërkombëtar në këtë kuadër. Ne do t’a monitorojmë këtë çështje nga shumë shumë afër”.

Referuar qëndrimeve të Kocijancic nuk është e vështirë që të kuptosh pozicionimin e saj në kahet e politikës shqiptare, sikundër është e lehtë të kuptosh sepse pikërisht u zgjodh ajo për të reaguar ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Etiketa: Kocijancicmandateqendrime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate

17:16 : 27/05/2025
AKTUALITET

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

16:13 : 23/05/2025
AKTUALITET

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Tiranë/ Xhaçkë “strategjikja” merr mandatin, digjen 3 burra për shkak kuotash

21:08 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025
Para

Ndërtimi i Bypass-it të Jugut, ja si devijohet trafiku në aksin…

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com