• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin për ish-anëtarin e Kushtetueses

09:15 : 13/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Dizdari u shkarkua nga KPK më 16 korrik, por vendimi u apelua nga ish-gjyqtari.

KPA ka marrë sot vendimin duke lënë në fuqi vendimin e marrë rreth 6 muaj më parë, çka do të thotë se Dizdari nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Gani Dizdari u penalizua për dy prej tre kritereve për kalimin e Vettingut, që janë pasuria dhe pastërtia e figurës.

Gani Dizdari nuk u paraqit në asnjë nga seancat e vetting-ut. Avokati i tij, pas vendimit, hodhi pikëpyetje për mënyrën se si po gjykohen njerëzit e drejtësisë nga KPK-ja. Gjithçka, sipas tij, ka lidhje me standardet.

“KPK-ja shpreh dhe mbron qëndrimin e tij me dy standarde. Shikoni vendimet dhe konstatoni që KPK-ja nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti, por mbi bazën e asaj që ka në tavolinë. Kësaj i thonë “fol o gur, fol o mur”, u shpreh në atë kohë Sokol Hazizaj, avokati i Dizdarit.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

Në raportin e saj të dërguar në KPK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka arritur përfundimin se gjyqtari Gani Dizdari është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës për shkak të lidhjeve të ngushta me shtetasin A.L, i cili është dënuar në qershor 2012 me vendim të formës së prerë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike,” vepër që e kualifikon këtë person si të përfshirë në krimin e organizuar.

Nga hetimi administrativ i KPK-së ka rezultuar se ndikimi i paligjshëm i personit të lidhur A.L është ushtruar ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë periudhës kur gjyqtari Gani Dizdari ishte anëtari i saj. “Nga shqyrtimi i dosjes gjyqësore, ka rezultuar që z. A.L., është dënuar për ndikim të paligjshëm ndaj vetë subjektit të rivlerësimit”

Nga të dhënat e mbledhura nga sistemi TIMS, KPK ka zbuluar se gjatë periudhës 2013-2017, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar 10 herë jashtë vendit me një automjet të personit të lidhur A.L. I pyetur nga Komisioni mbi kontaktet me këtë të fundit, subjekti i rivlerësimit i ka karakterizuar marrëdhëniet si të ngrohta dhe familjare.

Lidhja e gjyqtarit me nipin e tij të dënuar është konsideruar nga KPK si një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar, për të cilën mungojnë rrethanat lehtësuese.

Përveç problemeve të konstatuara me kontrollin e figurës, KPK ka zbuluar dhe probleme me pasurinë e gjyqtarit Dizdari dhe atë të personave të lidhur.

Sipas KPK-së subjekti i rivlerësimit nga mungesë burimesh të ligjshme për një apartament banimi me sipërfaqe 69.7 metra katrorë në Tiranë, të blerë nga bashkëshortja e ndjerë e gjyqtarit. KPK nënvizon se në lidhje me këtë apartament Dizdari ka dhënë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me burimet e ligjshme të të ardhurave si dhe ka dhënë deklarim të pasaktë në lidhje me të ardhurat e deklaruara ndër vite.

Më tej Komisioni u shpreh se gjyqtari Dizdari ka gjithashtu mungesë burimesh të ligjshme në lidhje më një depozitë në Bankën Credins në vitin 2011, e cila është përdorur për shpenzimet e kryera në Gjermani për trajtim shëndetësor. Sipas subjektit kjo depozitë është krijuar me kontributin e “njerëzve të mi, nipër, mbesa,” por ai nuk ka dhënë dokumentacion mbështetës për këtë pretendim.

KPK ka hetuar gjithashtu dhe blerjen e një apartamenti prej 89.16 metra katrorë në Tiranë, nga e bija e subjektit, shtetasja me inicialet A.D. Sipas deklaratës veting të subjektit kjo pasuri është blerë nga shtetasja A.D në vitin 2013, me vlerë 73,111 euro.

Ne deklaratat periodike të viteve 2009 dhe 2010, subjekti e ka deklaruar këtë apartament sipas kontratës së porosisë me vlerë 94 mijë euro, nga të cilat 40 mijë euro janë paguar në vitin 2009 dhe 54 mijë euro në vitin 2010.

Nga hetimi administrativ i ndërmarrë nga Komisioni për personin e lidhur A.D, ka rezultuar gjithashtu pagesa në mënyrë periodike e një qiraje nga një shtetase dhe një kompani, për periudha që kanë shkuar nga 6 në 14 muaj me vlerë mujore 500 euro dhe 600 euro. Sipas KPK-së vajza e gjyqtarit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për të ardhurat nga qiradhënia. Gjithashtu, KPK ka konstatuar se ajo ka bërë gjithashtu deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me shpenzimet e mobilimit të apartamentit në vlerë 15 mijë euro.

KPK ka ngritur dyshime të ngjashme në lidhje me blerjen e një automjeti Benz-Mercedez me vlerë 900,000, me burim shitjen e një automjeti të së njëjtës markë më vlerë 6 mijë euro. Nga hetimi i KPK-së është zbuluar se znj.A.D e ka blerë automjetin e ri përpara se të shiste automjetin e vjetër, çfarë përbën mospërputhje, deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë justifikimi i të ardhurave për blerjen e automjetit Benz-Mercedez.

Etiketa: gani dizdarikpaveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

14:05 : 27/02/2026
Para

Deputetja e Ramës me doktoraturë të vjedhur/ Gjylameti kopjoi 22 faqe për doktoraturën…

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom