Ashtu siç kishte premtuar edhe pak kohë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në Parkun e Liqenit Artificial.
Aksioni ishte paralajmëruar në muajin prill se do të prishen të gjitha objektet që nuk janë të legalizuar apo që nuk kanë aktin e pronësisë mbi to. “Siç premtuam, nisëm prishjet e mejhaneve te Liqeni – kush e do mjedisin, bujrum të japë një dorë këtu, jo te lodrat!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter duke i’u referuar pikërisht këtij aksioni.
Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut në pjesën e Digës së Liqenit. Punonjësit e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë Tiranë kanë filluar me çmontimin e strukturave të hekurit dhe prishjen platformave të betonit që qëndronin mbi liqen.