• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/Policia njoftoi Shullazin se do të shoqërohej. Ja si u futën “në kurth” nga prokuroria

17:13 : 17/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Ndalimi i Emiljano Shullazit me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, mesnatës e së shtunës, ishte një surprizë jo vetëm për median, por edhe për zyrtarët e policisë së Shtetit.

Në kohën kur zyrtarë të Policisë së Tiranës shpërndanin “jozyrtarisht” në media se Shullazi do të dilte shumë shpejt nga ambjentet policore, pasi ndaj tij nuk kishin prova, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë dorëzuan urdhërin e ndalimit ndaj tij dhe dy miqve të tij, Gilmando Dani dhe Besmir Shullazi.

Pak orë para ndalimit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë të veçantë për median se Shullazi dhe njerëz të tij kishin kërcënuar kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara akademike.

Sipas ish-kryeministrit, kandidati Koni është kërcënuar me jetën e familjarëve që të tërhiqej nga gara, të cilën automatikisht do ta fitonte Klodeta Dibra, kandidatja tjetër, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Shullazi, një emër i njohur i botës së “nëntokës” së Tiranës dhe Durrësit, është etiketuar shpesh nga opozita e djathtë si një njeri me precedent penalë, i cili kryen punë të pista për llogari dhe nën mbështetjen e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por, denoncimi publik i Berishës se Shullazi ishte përfshirë në kërcënime edhe në fushën universitare, solli një element të panjohur më parë në lidhjet krim-biznes-politikë.

Kjo situatë detyroi Policinë e Tiranës që të niste verifikimet pas publikimit të rastit në deklaratën publike të Berishës.

Mbrëmjen e së shtunës, policia, për të treguar se nuk ka komplekse ndaj askujt që dyshohet për vepra penale, shoqëroi Emiljano Shullazin. Zyrtarisht, policia deklaroi se e gjeti atë në dalje të banesës së tij, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Gjatë shoqërimit, po zyrtarisht, thuhet se ai nuk kishte me vete asnjë send të paligjshëm, madje as telefon cellular.

Boldnews.al mësoi nga burime jo zyrtare, por të pranishëm në vendin e ngjarjes, se Shullazi ka qenë duke pritur forcat e Policisë për të realizuar shoqërimin e tij në një lokal në rrugën e Kavajës, zonë e njohur si bastion i tij.

Nga kjo dinamikë krijohet dyshimi se Shullazi është njoftuar paraprakisht nga forcat policore lidhur me mundësinë e shoqërimit të tij për kërcënimet e pretenduara ndaj profesor Konit.

Pas shoqërimit të Shullazit, policia shpërndau mediatikisht se kishte marrë në ambjentet e saj për ta pyetur lidhur me sa kishte deklaruar Berisha. Natyrisht, Shullazi ka mohuar gjithçka, duke deklaruar me detaje se ku ka qenë gjatë gjithë ditës së shtunë deri në momentin e shoqërimit nga Policia.

Ky ishte një detaj që është anashkaluar nga ana e Policisë. Ai ka dhënë detaje për lëvizjet gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që ngjarja e pretenduar mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë, të enjten.

Rreth orës 22.00 të mbrëmjes, Boldnews.al, si edhe mediat e tjera të pranishme pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, u njoftuan “informalisht” se shumë shpejt Shullazi dhe miqtë e tij do të dilnin, pasi dyshimet ndaj tyre nuk provoheshin për momentin. Ky informacion u mësua edhe nga rreth 30 miq të të shoqëruarve, të cilët gjendeshin aty në mbështetje të tyre. Situata dukej e qetë dhe çdo gjë po shënonte “show-n” e radhës me emrin e Shullazit.

Gjithësesi, lirimi i të shoqëruarve po vonohej dhe shqetësimi mes miqve të Shullazit po bëhej evident. U interesuan sërish pranë oficerëve roje të policisë, të cilët u thanë se kanë ardhur prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, për të kryer formalitetet e rastit.

Ndërkohë, disa qindra metra më tej, Prokurori i Përgjithshëm, kishte thirrur në një takim shefat e prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda, si edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Media, e cila ishte përqëndruar te Drejtoria e Policisë, e mësoi këtë informacion “informalisht” nga Prokuroria e Përgjithshme. Duket se Prokuroria synonte të ndërmerrte rol protagonisti në këtë histori.

Mediat e pranishme në murin rrethues të Prokurorisë së Përgjithshme, raportonin se takimi i thirrur nga Llalla kishte përfunduar dhe zyrtarët kishin dalë me shpejtësi nga zyra e kryeprokurorit.

Me kalimin e orëve, rreth mesnatës, burimet jozyrtare të Policisë informonin periodikisht se lirimi ishte çështje momenti dhe se burokracitë e shefave po vononin procedurat.

Ndërkohë, në ambjentet e brendshme të Policisë kishte mbërritur pa u pikasur nga ata që ishin jashtë, profesor Mynyr Koni, i cili po jepte deklarimet e tij.

Në mesnatë, një oficer i Prokurorisë për Krime të Rënda u dorëzoi uniformave të policisë urdhërat e ndalimit për Shullazin dhe mikun e tij me të njëjtën mbiemër, si edhe për personin e konsideruar si krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani.

Ndaj tyre, krahas kërcënimit drejtuar profesor Konit, janë krijuar dyshime si të përfshirë në gjobëvënie dhe shpërthime me tritol. Ende nuk dihet plotësisht se për cilët raste bëhet fjalë dhe nëse prokuroria ka në dorë prova ndaj të ndaluarve. Gjithësesi, kjo do të vlerësohet fillimisht para Gjykatës për Krime të Rënda, e cila do të shqyrtojë nëse prokuroria ka prova të mjaftueshme ndaj tyre.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tahiri reagon për arrestimin e Shullazit, por nuk ia përmendi emrin

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com