Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit, pasi u tërhoq nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, por tërheqja e saj nuk u pranua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Vendimi u dha këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së.
Me këtë vendim, kërkesa e Kryemadhit nuk u pranua dhe procesi gjyqësor do të vijojë sipas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme.
Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera që konsiderohen me burim të pajustifikuar.
Sipas SPAK për blerjen e apartamenteve janë marrë dy kredi, por ato janë shlyer me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar.














