• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Optimizëm i matur-Klima e biznesit në Gjermani përmirësohet

Klima e biznesit në Gjermani është përmirësuar më tej. Indeksi ifo i klimës së biznesit është barometri kryesor i ekonomisë gjermane. Ai u rrit në të gjitha sektorët, pavarësisht situatës së paqartë në Lindjen e Mesme.

09:40 : 28/07/2026
në BOTA

Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth 9.000 drejtues biznesesh. Sipas tij, indeksi i klimës së biznesit u rrit në korrik në 86.6 pikë. Kjo është rritja e tretë radhazi.

Ekonomistët e anketuar nga agjencia Reuters prisnin vetëm 86.0 pikë. Në qershor, barometri kishte shënuar 85.7 pikë.

Analistët paralajmërojnë megjithatë që rritja aktuale të mos mbiinterpretohet: “Rritja e dukshme e klimës së biznesit ifo ka vlerë të kufizuar informuese, sepse shumica e ndërmarrjeve iu përgjigjën pyetësorit përpara rritjes së fortë të çmimit të naftës gjatë dy javëve të fundit,” thekson Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. Në shumë sektorë në Gjermani rrezikohen humbje masive vendesh pune.

Lufta me Iranin vazhdon të rëndojë mbi optimizmin

Lexo edhe:

Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; Serbia avancon me teknologjinë, Mali i Zi me turizmin

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve, teksa familjet konsumojnë më shumë

Në Lindjen e Mesme,  lufta mes SHBA-së dhe Iranit   u rindez përkohësisht. Kjo i rriti çmimet e naftës. Fuçia e naftës referuese Brent arriti përsëri mbi 100 dollarë.

Ngushtica e Hormuzit është jetike për zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Aty, transporti i naftës, gazit dhe lëndëve të para ende nuk ka arritur nivelet e para luftës me Iranin. Një hapje e qëndrueshme e kësaj rruge detare konsiderohet impuls i rëndësishëm për ekonominë gjermane. Prej muajsh, ajo po vuan nën peshën e çmimeve të larta të energjisë.

Në të njëjtën linjë është edhe Alexander Krüger, ekonomisti kryesor i Bethmann Hal: “Optimizmi i ndërmarrjeve mund të përmirësohet vetëm kur çmimet e energjisë të bien ndjeshëm. Deri atëherë, klima do të vazhdojë ndoshta të ecë me valë-valë.” Kështu, edhe vlerësimi për situatën aktuale rezulton më i dobët. Kjo vlen veçanërisht për industrinë përpunuese dhe sektorin e shërbimeve.

Treni i makinave transporton automjete të reja në portin detar për eksport jashtë shtetit.
Me optimizëm drejt së ardhmesFotografi: Jochen Tack/picture alliance

Me optimizëm drejt së ardhmes

Pritshmëritë për të ardhmen janë dukshëm më pozitive. Treguesi u mbështet kryesisht nga përmirësimi i pritshmërive të ndërmarrjeve. Klima u përmirësua në të gjitha sektorët: në industri, te ofruesit e shërbimeve, në tregti dhe në ndërtim.

Në korrik u ndje veçanërisht optimizëm në drejtimet e ndërmarrjeve industriale gjermane. “Bizneset raportojnë kërkesë të përmirësuar,” tha Klaus Wohlrabe, drejtues i anketave të Institutit ifo. Kjo vlen për sektorët e mëdhenj si prodhuesit e automobilave dhe të makinerive. Nuk vlen, megjithatë, për industrinë kimike. Aty pesimizmi u rrit, “ndoshta i shtyrë nga rritja e çmimeve të naftës,” theksoi Wohlrabe.

Prirje e lehtë drejt rritjes

Rritja e çmimeve të naftës po ngre edhe pritshmëritë për çmimet. Kjo vlen për ekonominë gjermane në përgjithësi. “Shumë ndërmarrje kanë kaluar në rritje çmimesh,” theksoi eksperti Wohlrabe. “Gjithashtu, pasiguria është rritur përsëri, në të gjitha sektorët.”

“Por rritja tregon të paktën potencialin e rimëkëmbjes, nëse SHBA-ja dhe Irani arrijnë një marrëveshje dhe Ngushtica e Hormuzit hapet përgjithmonë,” thekson Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. Në mënyrë të ngjashme i interpreton të dhënat edhe Wohlrabe: “Ekonomia gjermane është gati të marrë vrull,” thotë drejtuesi i anketave të Institutit ifo. “Për ekonominë në tërësi, po vihet re një prirje e lehtë rritëse.”/ DW

Etiketa: ekonomiGjermani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; Serbia avancon me teknologjinë, Mali i Zi me turizmin

10:33 : 28/07/2026
AKTUALITET

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve, teksa familjet konsumojnë më shumë

10:50 : 27/07/2026
BOTA

Sulmi në paradën e krenarisë, qeveria gjermane: Akt terrorist islamist!

17:06 : 26/07/2026
BOTA

2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

09:03 : 25/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026
Para

Rritje e menjëhershme e temperaturave, meteorologia: Na pret një 10 ditësh shumë i nxehtë

TË GJITHA

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

12:33 : 28/07/2026

Denoncimi i Berishës/ Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

12:30 : 28/07/2026

BE-ja shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

12:18 : 28/07/2026

Raporti i DASH/ Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit, jo ligje me porosi

12:13 : 28/07/2026

“E qëlloi njëri me Audi”/ Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, dëshmon në GJKKO kushëriri

11:56 : 28/07/2026

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026

Ekzekutimi i Fridman Xhaferrajt/ Dëshmon i vëllai: Me Laertin jemi rreth krushqie! S’besoj ta ketë vrarë ai

11:46 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom