• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

17:51 : 27/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej me import-eksport të fruta-perimeve.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se ndaj Refit (Nertil) Buzin kishte nisur një procedim për veprën penale “Mashtrimi”, teksa është zbardhur edhe dëshmia që i ndjeri ka dhënë asokohe.

35-vjeçari kishte jetuar prej katër vitesh në Angli dhe se në vitin 2024 ishte rikthyer në Shqipëri për të nisur veprimtari ekonomike si ndërmjetës në sigurimin e tregut të shitjes për eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri. Kjo veprimtari po kryhej pa pasur një NIPT apo licencë. Refit Buzi kishte hyrë në bisedime me shqiptarët S. H. dhe F. R. që të dërgonin në Angli tek biznesi me drejtues shtetasin turk B. G.

Më 09.08.2024 është mbajtur procesverbali për faturë shitjeje më datë 23.04.2024, me vlerë deri në 31 872 paund. Po ashtu më 28.04.2024 rezulton po ashtu një faturë tjetër me vlerë 32 177 paund, të dyja të fiskalizuara.

Sipas autoriteteve, duke përmbledhur deklarimet e Refit Buzit, S. H. dhe F. R. kishte mospërputhje lidhur me pagesën e shumave të sipërcituara.

Lexo edhe:

Muçi në orbitën e gjigantëve të Italisë dhe Anglisë, zbulohet shuma e majme për yllin shqiptar

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

Dy bashkëpunëtorët e të ndjerit pretenduan asokohe se ai ka marr një pjesë të parave nga kompania me drejtues shtetasin turk. Këtë fakt e kanë mësuar me dëshmi indirekte nga njerëz që kanë shkuar të kontaktojnë këtë shoqëri në Enfield të Anglisë.

Në lidhje me këtë ngjarje më datë 27.12.2024 Refit Buzi është pyetur nga policia gjyqësore dhe ka deklaruar se:

“Jam me banim në adresën e mësipërme, jetoj me prindërit e mijë dhe aktualisht jam i pa punë. Pagesa e transportit është bërë me lekë në dorë sepse kështu është kërkuar nga ana e firmës transportuese. Unë s’kam pasur në atë kohë liçensë dhe nuk kam qenë i regjistruar dhe kam qenë një person fizik, ndaj dhe veprimet janë kryer nga firma e shtetasit S. H., që është i liçensuar për kryerjen e këtij aktiviteti.

Më vonë kam hapur numër NIPT dhe jam i liçensuar aktualisht për të bërë eksport të fruta perimeve, por nuk kam bërë asnjë rrugë deri më tani. Jo s’kam bërë asnjë kontratë. Marrëveshja jonë ka qenë e bërë me gojë. Nga biseda e bërë me S., fitimi jonë, pasi të hiqeshin të gjitha shpenzimet, do të ndahej ndërmjet nesh në mënyrë të barabartë. Të drejtat dhe detyrimet i ka pasur S. sepse ai ishte firmë e liçensuar dhe unë nuk figuroja me asnjë vend. Unë kam biseduar me atë dhe një pjesë të tyre i kam të ruajtura në aplikacion Whatsapp në telefonin tim”.

I pyetur nga policia gjyqësore, Refit Buzi ka shpjeguar se:

“Kam jetuar në Angli prej 3-4 vjetësh dhe jam kthyer pasi nuk bëra dot letrat. Me njohjet që kisha krijuar në Angli të merrja pjesa nëpërmjet firmave të eksportuese në fruta perimeve. Një nga këto firma është dhe A* ******.

Kam kontaktuar me S. që i kam thënë se isha në gjendje të gjendja treg në Angli. Duke qenë se ishte firmë serioze kam kontaktuar me firmën U** ***** ***** *** *** *** me administrator B. G.. Më ka thënë nga Anglia që mund të shisnin sado domate që mund t’iu çoja dhe kam kërkuar t’i çonim 18 ton domate. Kemi bërë Pazar dhe kemi rënë dakort. B. G., më ka thënë se brenda 7 ditëve pasi do të mbërrinte kamioni në Angli do të bënte pagesën.

Më datë 23.04.2024 kanë ngarkuar mjetin të drejtuar nga I. K.. Ky i fundit punonte në një kompani që bënte vetëm transportin, që kushtonte 6500 euro. Ka dhënë shumën 7000 euro S. H. që të paguante transportin. Më datë 28.04.2024 ka mbërritur ngarkesa në Angli dhe nga firma blerëse është plotësuar dhe një dokument që nuk ka pretendime për çmimin apo për cilësinë e mallit që kishte mbërritur.

Në Angli te e njëjta shoqëri, kam dërguar një ngarkesë tjetër, kësaj here jo me S., por me shoqërinë F********* që ndodhet në Lushnje. Kam komunikuar me pronarin e firmës U** ***** ***** *** *** ***  që më ka dërguar pagesën për transportin, dy herë nga 2000 paund që i ka dërguar përmes transfertave dhe pjesën takuese do ta dërgonte brenda 28 ditëve kur të merrte paratë nga shitja e produktit. Kam dërguar njerëz të mi te puna e tij dhe ju ka dhënë pjesën tjetër që më detyrohej mua dhe ata mi kanë dërguar përmes zyrave të ndryshme të transfertave. Në total nga turku B. G., kam marrë 13 400 paund.

Kanë kaluar më shumë se një javë dhe nga B. G., nuk kanë kaluar paratë në llogarinë e S. H.. Kemi kontaktuar përsëri atë, por në mënyrë të vazhdueshme nxirrte justifikime të ndryshme. Me të drejtë S. H. kërkonte paratë nga mua pasi i dola garant dhe i përcillja shqetësimet. Kemi pritur 28 ditë dhe sërisht na gënjente. S. H. ka dërguar njerëz të tij te B. G., por na nxirrte pengesa duke thënë se i kishin ulur çmimin tregtarët, kërkonte të paguante më pak nga çfarë i takonte. Ngarkesa shkonte në vlerën 31 700 paund ndërsa ai kërkonte të paguante 9200 paund. Unë kam marrë vetëm lekët e transportit, prej 13 400 paund.

Të njëjtin problem si me S. H. më ka dal dhe me shoqërinë F**********, por këta të fundit kanë hapur gjyq në Angli ndaj B. G., dhe po kërkojnë lekët në mënyrë ligjore”. /Top Channel

Etiketa: AngliFierhetimekrimmashtrimrefit buzivrasje

Lajme të lidhura

SPORT

Muçi në orbitën e gjigantëve të Italisë dhe Anglisë, zbulohet shuma e majme për yllin shqiptar

19:23 : 27/07/2026
AKTUALITET

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:00 : 27/07/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal, akuzat

15:54 : 27/07/2026
AKTUALITET

Aksident i pesëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku /VIDEO

14:01 : 27/07/2026
AKTUALITET

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun

11:33 : 27/07/2026
AKTUALITET

Trafik droge nga Spanja drejt Finlandës, Apeli liron nga qelia Erind Agalliun

11:19 : 27/07/2026
Para

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

TË GJITHA

Fati i Abdixhikut më 30 korrik, LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm

20:30 : 27/07/2026

Protestuesi: Oligarkët kanë shitur vendin, këtu njerëzit janë të papunë

20:10 : 27/07/2026

Nga Balluku te Kola, pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

19:54 : 27/07/2026

Të shtëna me armë pranë konsullatës amerikane në Toronto

19:36 : 27/07/2026

Muçi në orbitën e gjigantëve të Italisë dhe Anglisë, zbulohet shuma e majme për yllin shqiptar

19:23 : 27/07/2026

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:07 : 27/07/2026

Nafta bie mbi 9%, tregjet reagojnë pas uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

18:52 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetbetcio girişiptv satın alCasibombetcio