Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në debat gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara, e destinuar për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Shumica socialiste e futi marrëveshjen në rendin e ditës me procedurë të përshpejtuar, duke argumentuar se zbatimi i saj duhet të nisë sa më shpejt për të përforcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.
Opozita, megjithëse deklaroi se e mbështet marrëveshjen, kundërshtoi mënyrën se si ajo po shqyrtohej duke e bojkotuar.
Pas votimit në Kuvend në seancën e nisur rreth orës 15:00 Kuvendi mbylli dyert dhe diskutimet u zhvillohen pa praninë e medias në seancë.
Pas përfundimit të diskutimeve me votat e mazhorancbs, marrëveshja me SHBA është miratuar.
Marrëveshja parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fondet do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve ushtarake, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimin e ndërveprimit të ushtrisë shqiptare me standardet e NATO-s.














