• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, thashethemeve dhe muhabeteve “korr e mos lidh” që nuk të çojnë askund.

Për vite e vite me radhë, fatkeqësisht, “debati mediatik” konkurroi dhe fitoi me “llogjet e Kavajës”.

“Emisionet” u reduktuan në një arenë propagande kundër antipropagandës. Në studio diskutohej 99% opozita dhe 1% qeverisja! “Non grata, sherret e brendshme, vula dhe e shkuara” – ushqimi i preferuar në menynë e darkës televizive. Aq shumë vend në ekran zunë figurat e opozitës, saqë të krijohej përshtypja se është opozita që po keqqeveris vendin. Ndërkohë, qeveria u mbyll në “kullën e fildishtë” dhe i braktisi “kazanët mediatikë”.

Lajmet e paketuara nga zyrat e marrëdhënieve me publikun mbusheshin me inspektime kantierësh, inaugurime të fazës së parë, të segmentit të dytë, të etapës së tretë,… postime me regji në Facebook dhe gara se cili ministër kishte marrë më shumë like. Argumenti që i vinte vulën debatit për “vulën” ishte gjithmonë i njëjti: “krahasuar me 2013-ën?” ose “nuk ka alternativë?”

Por, ndërsa jeta virtuale kalonte nga njëri sukses në tjetrin, jeta reale i bënte hallet kapicë dhe herët a vonë, kapica duhej të rrëzohej.

Lexo edhe:

“Kapo i trustit të betonit”/ Lubonja: Rama i pabesë. Përdor teknika mashtrimi

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

Protesta e flamingove e ndryshoi boshtin e debatit. Për herë të parë pas shumë kohësh, në qendër të diskursit nuk janë më “llogjet”, por hallet e përditshme.

Sot flitet për mjedisin, pronën publike dhe llogaridhënien; për korrupsionin dhe krimet pa ndëshkim; për çmimin e ushqimeve, ujit, karburantit, qirave dhe banesave; për pagat, pensionet e taksat; për “shëndetësinë falas” dhe rezultatet e testit të PISA-s. Me një fjalë, “debati” ka zbritur nga lartësitë hyjnore të propagandës direkt te frigoriferi, portofoli dhe jeta e përditshme e njerëzve.

Janë shpenzuar qindra mijëra orë emisionesh dhe mijëra komente për të mbajtur “Kullën e Pizës” që të mos rrëzohej. Tani debati është konkret, te themelet dhe çatia e shtëpisë.

Ndoshta prandaj po shohim gjithnjë e më shumë ministra e deputetë të shumicës të dalin në ekrane për të mbrojtur “arritjet”. Nuk besoj se dalin ngaqë befas u është zgjuar dëshira për debat.

Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm që po sjell reagimi i njerëzve. Ajo po u kujton qytetarëve një të vërtetë të thjeshtë: qeveria nuk ka para të veta. Çdo rrugë, çdo koncesion, çdo tender, çdo koncert dhe çdo shërbim publik financohet vetëm nga paratë e taksapaguesve! Ndaj nuk ka arsye pse të këndojmë këngë për udhëheqësin dhe partinë në çdo segment rruge. Mjafton që kënga dhe tam-tamet të zëvendësohen me një tabelë: “Kjo vepër u ndërtua me paratë e taksapaguesve”.

Taksat nuk i paguajnë vetëm bizneset e mëdha. I paguan çdo qytetar, sa herë blen bukë, qumësht apo ilaçe përmes TVSH-së. Dhe TVSH-ja është 20%! Prandaj pyetja nuk është më nëse po bëhen punë – pyetja është si po administrohen paratë tona. Dhe ndoshta fushatat e ardhshme nuk do përqendrohen më te temat e mëdha “BE, NATO, samite”, por te kostoja e jetesës, përpunimi i plehrave apo mjedisi.

Ndoshta ky është vërtet fillimi i fundit të epokës së “llogjeve të Kavajës”. Sepse kur debati prek xhepin, qeverisë i rri shumë i ngushtë kostumi i propagandës.

Etiketa: Edi Ramaprotestaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kapo i trustit të betonit”/ Lubonja: Rama i pabesë. Përdor teknika mashtrimi

15:13 : 27/07/2026
AKTUALITET

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

12:32 : 27/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

11:57 : 27/07/2026
AKTUALITET

Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”

11:34 : 27/07/2026
AKTUALITET

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026
AKTUALITET

Djalli i zi kthehet në vendin e krimit

09:36 : 27/07/2026
Para

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

TË GJITHA

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

17:51 : 27/07/2026

Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në

17:33 : 27/07/2026

VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët

17:17 : 27/07/2026

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, zbardhen diskutimet me Kurtin

17:04 : 27/07/2026

VIDEO/ Protestuesit “pritë” Ballës te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

16:49 : 27/07/2026

Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën

16:41 : 27/07/2026

Kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu sulmon Mamdanin: Po nxit përçarje

16:22 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetbetcio girişiptv satın al