Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Korçë, një pemë është rrëzuar në trotuar duke bllokuar kalimin e këmbësorëve.
Duhet thënë se gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun.
Për disa minuta është regjistruar edhe breshër, ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut.
Deri më tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes.














