Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I riu u kap në rrugën “Jordan Misja” dhe gjatë kontrollit fizik blutë gjetën sasi kokaini dhe kanabisi, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë.
“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas i mitur, 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit të vendit ku ai u konstatua, në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me qëllim dokumentimin e plotë të saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.














