Ambientalisti Sazan Guri ka treguar për sëmundjet kancerogjene që vijnë si pasojë e plehrave në Halil të Fushë-Krujës.
Në një video ku shfaqet nga “vendi i krimit” në fshatin Halil të Fushë Krujës së bashku me Aulon Kalanë, Sazan Guri shprehet se situata me djegien e plehrave është katastrofë mjedisore, sociale, histori dhe shëndetësore.
Aulon Kalaja theksoi se në Fushë Krujë ka gurore, fabrika çimentosh dhe një pirg gjigand me plehra që digjet, e për shkak të këtyre mosha mesatare e kancerit ka zbritur në 15 vjeç.
Sazan Guri tha se banorët nuk po thithin ajër por helm me 7 metale të rënda në përbërje. Kjo vlen edhe për perimet që ato mbjellin në bahqe.
Ai theksoi po ashtu se protesta duhet të mbahet e gjallë pasi shqiptarët nuk e meritojnë “një Edi Ramë, Ballë apo Shals”.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:














