Sot në Gjykatën e Tiranës u rrëzua kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtoi mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë.
Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkoi që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij, por kjo kërkesë u rrëzua pas shqyrtimit nga trupi gjyqësor.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi zhvilloi seancën gjyqësore në Dhomë Këshillimi (pa praninë e palëve), për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kërkuesi Ilir Metaj me objekt : “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”: V E N D O S I :
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Ilir Metaj me objekt “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”, si të pabazuar në prova dhe në ligj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Meta ka denoncuar punonjës të paraburgimit 313 për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar nga burgu, duke pretenduar se policia e 313 ka shpërdoruar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është trajtuar në këtë institucion.














